'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak
Arben Malaj dhe Agron Shehaj
Partia Mundësia përmes një reagimi zyrtar ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga ish-ministrit socialist Arben Malaj, ku tha se kryetari i kësaj force politike, Agron Shehaj, i ka ofruar që të bëhet pjesë e partisë së tij.
Partia e Shehajt sqaron se ata kanë nisur një fushatë të hapur publike, duke ftuar përmes rrjeteve sociale, telefonave dhe SMS-ve, miliona shqiptarë.
Kjo fushatë, sipas Partisë Mundësia është keqinterpretuar nga ish-ministri Malaj, i cili e ka cilësuar ftesën publike si një “ofiq partiak”.
“Partia Mundësia përgënjeshtron shkrimin e ish ministrit socialist Arben Malaj pasi në asnjë rast nuk i është ofruar post në radhët tona. Partia Mundësia ka nisur një fushatë të hapur publike duke kontaktuar miliona shqiptarë përmes rrjeteve sociale, telefonatave, SMS-ve duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit politik.
Fushatat e hapura dhe ftesat publike për të dhënë kontribut janë një model i hapur e perëndimor por që mesa duket Malaj nxitoi duke e cilësuar ftesën publike si ofiq partiak”, thuhet në reagimin e Partisë së Mundësisë.
Ish-ministri Arben Malaj deklaroi se kreu i Partisë së Mundësisë, Agron Shehaj, i propozoi që t’i bashkohet në parti për zgjedhjet e ardhshme të 11 majit, në postin e nënkryetarit.
Por, sipas asaj që ish-ministri tha kjo ftesë u refuzua nga ana e tij me argumentin se ai prej vitesh i ka shërbyer Partisë Socialiste.
“Ndoshta disa prej tyre shpresojnë që unë të jem i pakënaqur me PS-në dhe të hidhem nga njëra parti në tjetrën për ndonjë post deputeti apo ministror. E kanë shumë gabim, sepse për socialistët e thjeshtë dhe të pakorruptuar, që nuk kanë përfituar asgjë personalisht gjatë mandateve të qeverisë së PS-së kam një mirënjohje të pakushtëzuar dhe të përhershme,” tha Malaj ndër të tjera më herët.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.8%
-
Pak
20.6%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 559
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Taulant Balla: Mjaft më radhëve në porte dhe aeroporte! Duhet të marrim pasaportën Europiane
26 Mars, 17:59
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje më 12 maj?
26 Mars, 16:40
-
'Sëmuren' kandidatët e partive të vogla, 7 japin dorëheqjen në KQZ! Mësuesi i Shehajt dorëzon kërkesën plot me gabime drejtshkrimore
26 Mars, 14:33
-
‘Asnjëri nga ju s’ka program’, Rama i përgjigjet komentuesit për replikat me Bashën: Me Lulin bëj shaka, tallje me popullin bën këneta (VIDEO)
23 Mars, 22:47
-
Kryeministri Rama ironizon Klevis Balliun me bufin e kënetës: Ky është program, s’ke ça thua fare (VIDEO)
23 Mars, 19:45
-
Rama e ironizoi për videon nga Mar-a-lago, përgjigjet Shehaj: Isha me personalitete afër Trump (por nuk pati takim me Presidentin amerikan)
22 Mars, 11:50
-
Në listën e hapur të socialistëve në qarkun Vlorë, Ardit Bido: Nëse do më kishte ftuar PD nuk do pranoja, s’më lidh asgjë me atë parti, kam kontribut në PS
21 Mars, 14:46
-
Rama s’i kursen ironitë: Dashit ia kam gjetur, gjel deti që s’e mban dot këneta, po shkëlqen dhe ka respekt! Po atë ‘kokëderrin’ Shehaj e patë, shkoi te ‘Mar-a-Lago’ dhe s’takoi Trump-in!
21 Mars, 07:22
-
Kandidate në listën e mbyllur të PS në Shkodër, neomalsorja bënë kërkesën e veçantë: 2 vajza duhet të më zëvendësojnë në punët e bujtinës
20 Mars, 18:08
-
Kandidatja e parë e komunitetit rom në listat e PS në Vlorë, Ina Majko: Historike, kandidoj në kushte të barabarta! Partia ka marrë risk
20 Mars, 14:11
-
Ilir Demalia: Agron Shehaj në "botën e çudirave"
20 Mars, 13:52
-
Agron Shehaj shkon deri në Mar-a-Lago, por nuk takon Trump: Lobova për interesin e shqiptarëve, mbështetje për drejtësinë
20 Mars, 13:48