Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzitore nga fenomenet e migracionit, varfërisë, kostove të larta të jetesës që po ndikojnë në uljen e martesave dhe nga ana tjetër divorcet kanë tendencë rritëse.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se vitin e kaluar kishte 16,120 martesa me rënie -7.7% në krahasim me 2023, ndërsa divorcet ishin 4,100 ose 65 më pak se në 2023.
Psikologia Eriona Hoxha përmes një lidhje të drejtpërdrjetë në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ tha se sot të rinjtë më shumë duhen përmes mesazheve sesa në jetën reale. Ndër të tjera ajo theksoi se numri i divorceve gjatë 2024-ës mund të jenë të mbartura si pasojë e vetingut.
“Në martesë ka rëndësi edhe si njihen të rinjtë. Sot ne kemi filluar të puthemi më shumë me emoji se sa në realitet, themi të dua më shumë në chat. Në Shqipëri shkollohen më tepër sesa djemtë prandaj edhe kërkohet një siguri”, tha Eriona Hoxha.
Psikologia tha se sot ka ndryshuar sistemi i ekonomisë, çmimet e apartamenteve janë të larta - një arsye që të rinjtë mund të ngurrojnë për të hedhur një hap më tej.
Nga ana tjetër ajo nënvizoi se në media martesa duhet të promovohet më shumë, pasi mungon promovimi i dashurisë.
Në fund por jo më pak rëndësi, Hoxha theksoi se martesa nuk bëhet vetëm për tu dukur. Prandaj nga një anë ajo shton se më mirë të kemi më pak martesa dhe cilësore.
"Dy njerëz që duan të rrinë bashkë nuk i mban celebrimi. Martesa nuk bëhet vetëm për t'u dukur, nuk funksionon. Shumica njihen në rrjete sociale dhe martohen më shpejt. Nuk i japin kohë të njohin njëri-tjetrin. Më mirë më pak martesa dhe cilësore sesa martesa sasiore, përfundoi Hoxha ndërsa tha se komunikimi është baza në çift.
Komente










