Avokati Alban Duraj komentoi seancën publike të mbajtur të premten në Gjykatën Kushtetuese, ku u shqyrtua ankimimi i Erion Veliajt për vendimin e qeverisë për ta shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës si dhe dekretin e presidentit që pasoi më pas për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Në një intervistë për “Shtypi i ditës dhe ju” në Report TV, avokati tha se duke parë praktikat e ndërmarra për raste të mëparshme, Kushtetuesja do të vendosë në favor të Veliajt. Sipas tij, ky do të ishte vendimi i drejtë, duke marrë parasysh që ka pasur shkelje në procedurat e shkarkimit të tij, si mosthirrja në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u votua për propozimin për shkarkimin e tij, që më pas kaloi në Këshillin e Ministrave. 

“Merret parasysh edhe praktika që ka pasur gjykata. Kemi nga 2000 deri në 2016 maksimalisht 8 raste për ish kryetarë apo kryetarë që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë kryetarëve të bashkisë. Shumica e këtyre vendimeve janë për shkelje të procesit të rregullt ligjor, që këta kryetarë  nuk u dëgjuan. Zoti Veliaj duhet të thirrej para këshillit bashkiak, përpara se të thirrej t’i jepej informacion për mbledhjen, t’i jepej e drejta e fjalës. Ana procedurale është shkelur. Së dyti, neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore sanksionon rastet kur shkarkohet kryetari i bashkisë. Shtrohet pyetja për 3 muaj, për kaq do të thotë se ta ketë braktisuar vendin e punës për shkaqe të pajustifikuara. Nëse do të ishte sëmurë. A do të ishte me të njëjtin standart kjo vendimmarrje. Që dmth se Gjykata do të japë një vendimarrje ku do të pranojë kërkesën e Veliajt, do të shfuqizojë vendimin e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e presidentit”, u shpreh avokati.

Ai sqaroi se Veliaj konsiderohet ende kryetar i bashkisë së Tiranës për sa kohë ankimoi në Kushtetuese brenda afatit 15 ditor vendimin e qeverisë dhe dekretin për zgjedhjet. Ai foli gjithashtu edhe për presione, ndoshta në mënyrë indirekte, që mund të ndikojnë në anëtarët e kësaj gjykate. Sipas tij, kritikat e vazhdueshme të kryeministrit Rama ndaj gjyqtarëve apo edhe hapja e vakancës për anëtarin e ri të Kushtetueses nga presidenti Begaj mund të konsiderohen si formë presioni. Sipas avokatit, Begaj duhet të kishte pritur të përfundonte shqyrtimi i kërkesës së Veliajt dhe më pas të vepronte me vakancën në gjykatë. 

"Frika është nëse Gjykata Kushtetuese ka qenë nën presion, e shantazhueshme lidhur me këtë vendimmarrje sepse me ça shikoj mundet që të kemi përplasje zotit Veliaj, Rama apo maxhorancës. Ai proces që u inicua nga zoti Rama tregon se kemi presion mbi zotin Veliaj. sS’do të thotë se do të vijë në komunikim direkt, por edhe gjuha e vrazhdë ndaj prokurorit dhe gjyqtarëve. Sa i përket çështjes, brenda 30 ditësh thotë ligji që duhet të shprehet gjykata. Por ndoshta gjykata, sikurse ka bërë me rastit Meta dhe Xhaçka lidhur me mendimet të cilat i ka kërkuar Komisionit të Venecias për çështje të veçanta, ky proces ka zgjatur. Mund të marrë edhe një mendim nga Venecia, aq më tepër edhe me hapjen e vakancës së zotit Begaj sa i përket një anëtari, është presion që dmth se anëtarët e tjerë ndihen të rrezikuar se kemi kryetaren që i ka mbaruar mandati, zoti Vokshi  nuk po dekretohet. Fakti që në këtë proces kaq të rëndësishëm zoti president hap një vakancë, në syrin tim shihet si presion indirekt që iu bëhet anëtarëve të Kushtetueses. Presidenti duhet të shprehej gjykata dhe më pas të merrej me vakanca.", tha ai. 

Kritika pati edhe për mënyrën, që sipas tij, e trajtuan anëtarët e Kushtetueses seancën publike. 

“Është një situatë normale, por jo normale në gjykimin tim si jurist është mënyra se si Gjykata Kushtetuese ishte konfromuar apo sillej me palët dhe disa pyetje mu dukën që nuk mund t’i bëjë një anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Zonja Marjana Semini, pyetja sa i përket që më bëri përshtypje i thoshte Veliajt se çfarë do të ndryshonte të shkonit në Këshillin bashkiak. Ai nuk ka formim juridik por u mundua të thoshte se do t’i shikoj në sy. Përgjigja e drejtë do të ishte se kjo është një e drejtë që palëve ua garanton kushtetuta dhe kodi i procedurës administrative.”, shtoi avokati. 

Avokati u pyet edhe për hetimin dhe marrjen të pandehur të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, së cilës iu komunikua nga SPAK akuza e shkeljes së pabarisë në tendera. Pyetes nëse ajo duhet shkarkuar, avokati iu përgjigj: 

"Lidhur me këtë akuzë, që dënohet nga 1-5 vite burg, por organi i akuzës nuk ka kërkuar kufizim të masës personal, që dmth s’ka shkuar as te pezullimi nga detyra. Po gjykohet në gjendje të lrië, që domethënë është e pafajshme përderisa s'kemi vendim të prerë. Por nëse ecim me këtë standart që ka ecur Rama me Velianm a do ta shkarkojë zonjën Balluku? Deri tani ka qenë në mbështetje, ka thënë thjesht drejtësia të bëjë punën e saj. Nëse Veliaj kishte garanci kushtetuese, i jam rikthyer debateve kushtetuese në '97-'98, ka qenë garancia që kërkonte që i zgjedhuri vendor nga ekzekutivi apo këshilli i ministrave. Pse nuk është një ligj që do një shumicë të thjeshtë si ligji për qeverisjen lokale, pse një ligj që ndoshta do edhe 84 vota, por jo si kushtetuta 94. Që të jetë i mbrojtur nga presioni nga ekzekutivi. Në rastin e Ballukut, është kompetencë e Ramës, që edhe për shkak të imazhit, që ka thënë se e mbështesim drejtësinë, i ka kërkuar ministrave të tij ose të japin dorëheqje ose si rasti i Tahirit që e ka shkarkuar. Kështu që me rastin e zonjës Balluku kemi tjetër standart që ka ecur Rama deri tani.", tha avokati.

Një koment bëri edhe për thirrjen në SPAK të Lulzim Bashës për 21 Janarin. 

"Sa i përket hetimit të 21 janarit, ka qenë Strasburgu që u ka dhënë palëve të dëmtuara që të hapet çështja. Tashmë çështja ka filluar nga fillimi", tha ai.