Vikena Greku është 18-vjeçarja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Durrës, ku një mjet ‘fluturoi’ nga Ura e Dajlanit dhe ka përfunduar brenda një biznesi që tregtonte lule. Mjeti drejtohej nga 26-vjeçari Arbëri Xhaxhaj, i cili sipas Policisë së Durrësit ka qenë i dehur në timon. Pas aksidentit të riut i është bërë edhe testi i alkoolit, ku ka rezultuar i dehur në masën 0.5 mg/l.
Mësohet se i riu ka qenë me shpejtësi mbi 130 km në orë. Te Ura e Dajlanit ka ngatërruar rrugën, në vend të merrte korsinë e plazhit ka marrë të portit. I ka rënë trafik ndarëses dhe ka fluturuar sipër bordurës së urës dhe ka përfunduar në rrugën poshtë.
"Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve,- njofton policia.
Lajmi kryesor:
Aksident i rëndë në Durrës, makina 'fluturon' nga Ura e Dajlanit! Humb jetën 18-vjeçarja, shoferi i dehur dhe me shpejtësi! Plagosen edhe 2 këmbësorë (VIDEO+EMRAT)











