Me shpejtësi skëterr në aksin Sauk-Teg/ Policia në 'këmbë' gjatë natës, hiqen 14 patenta

Me shpejtësi skëterr në aksin Sauk-Teg/ Policia në 'këmbë' gjatë natës, hiqen 14 patenta

Aksi rrugor Sauk-Teg është një segmentet rrugore më problematike për sa u përket aksidenteve, por përsëri kjo nuk i ndalon shoferët që të ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Për të parandaluar aksidentet dhe për të marrë masa ndaj shoferëve të papërgjegjshëm që kryejnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, policia rrugore ka qenë e pranishme me patrulla në këtë segment rrugor.

Sipas njoftimit të policisë në vetëm 180 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi u konstatuan 14 raste te shpejtësisë tej normave te lejuara qe varionin nga 140 km/h deri ne 173 km/h.

Këtyre personave u është hequr pantenta por megjithatë janë kthyer pranë familjes shëndoshë e mirë. Në fund të njoftimit policia ka dhënë edhe disa këshilla të vlefshme për të gjithë drejtuesit e mjeteve. ,

"Stop shpejtesise fluturuese para se aksidenti tju ndalojë juve. Gjithmone kujtoni: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Bindjuni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta eshte e shtrenjte, mbrojeni ate."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papatente: 09/11/2019 12:30

    E ka nje zgjidhje, pezullim patente nga 1-3 vite ose gjobe nga 1 mil. leke e siper. Zgjidh e merr. Policia i nxit vete shoferet me gjoba qesharake, me ryshfet, me miq ne komision.

    Përgjigju
  • yyy: 09/11/2019 11:38

    Shofera qe dine vetem ti japin gaz makines nuk njohin rrezikun jane te shumte qe qarkullojn dhe brenda qytetit nuk respektojne rregullat e qarkullimit se nuk i njohin

    Përgjigju
  • Bab Dud Myzeqe Teqé Pis Karbonara: 09/11/2019 10:37

    Jo vetem 14 por 114 patenta tu hiqen fshatareve. Tu hiqen për tër jeten!

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/11/2019 10:35

    Kaq shumë bajga paska patur ky vend? Kaq shumë kriminele, hajdute, pjanece, qylxhinj, rrahës grash brekpalarë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”