Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore njoftoi sot (27 Dhjetor) se ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Nën moton ‘Shpejtësia vret jetën!’, vihet në dukje se në dy nga rastet e proceduara është diktuar shpejtësi 198 km/h deri në 202 km/h në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h dhe gjithashtu trafiku është ende shumë i lartë.
Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës. Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve. Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor – familja po të pret në shtëpi”, thuhet në reagimin e Rrugores dhe paralajmërimin për shoferët.
Në fund theksohet se ‘të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark’.
Po keta nuk jane per ulje pikesh, keta Jane tua hedhesh patenten ne det e ta shohin pas 5 vitesh
Përgjigju