'Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira' Mitsotakis: Çështja e pronave të minoritetit grek, kusht kryesor për integrimin në BE

'Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira' Mitsotakis: Çështja e pronave të minoritetit grek, kusht kryesor për integrimin në BE

Mitsotakis

Çështja e të drejtave pronave të minoritetit grek është kusht kryesor për integrimin Shqipërisë në BE. Kështu tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, teksa u pyet në panairin e 88-të Selanikut, në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë.

Kreu i qeverisë greke tha se do të ketë marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë, ndërsa nënvizoi se bashkë dhe me ndihmën e Fredi Belerit, tashmë eurodeputet grek, do t’i ndihmojë në Parlamentin Europian për çështjen e pronave të minoritetit grek në Shqipëri.

Nga ana e tij Kyriakos Mitsotakis është përgjigjur: “Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë , përfshi edhe Shqipërinë. Kaluam një periudhë të vështirë dhe nuk dua të flas me detaje për rastin e Fredi Belerit. Dua të shpreh kënaqësinë time për faktin që ai ishte me ne në Panairin Ndërkombëtare dhe që kjo aventurë krejtësisht e padrejtë dhe e panevojshme që ai kaloi, më në fund mbaroi.

Më lejoni të them edhe një herë se marrëdhëniet, duke parë imazhin e gjerë , pra marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, që ne duam të jenë shumë të mira, kalojnë nga respektimi i të drejtave të pakicës kombëtare greke të Shqipërisë.

Çështja e të drejtave pronësore nuk ka dalë asnjëherë nga axhenda jonë. Ajo po rikthehet dhe ajo që ne do të bëjmë është të sigurojmë, me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, që të drejtat pronësore të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht.

Dhe do të thoja se ky është një kusht i domosdoshëm që Shqipëria të vazhdojë të ecë në rrugën e saj europiane”.

Sakaq pas një planifikimi dhe kërkese nga autoritetet lokale prej 19 vitesh më në fund ministria e Transportit dhe ajo e Infrastrukturës kanë aprovuar fillimin e punimeve të aksit rrugor Janinë-Kakavijë, kaq i rëndësishëm për lëvizjen e mijëra automjeteve çdo ditë drejt dy vendeve.

Mitsotakis prezantoi vizionin qeveritar deri në vitin 2027.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 10/09/2024 01:02

    Po po, patjatër…Qështja e pronave të Çamëve e Çamërisë duhet të jetë kusht kryesor.

    Përgjigju
  • Micotaqia: 09/09/2024 17:50

    Ky me duket kerkon Puci Megallo (apo e thash gabim se se tlas mir?). Merue tokat came dhe ligjin e luftes, pastaj fantazirat e ktyre kooilave qr kerkojn toka qq sjan te tyret.

    Përgjigju
  • zigur: 09/09/2024 16:09

    Për çfar mardhëniesh të mira flet ky qelbësira....si mund të kesh mardhënie të mira kur ke pushtuar Çamërinë dhe mban ligjin e luftës.

    Përgjigju
  • Fshati: 09/09/2024 15:50

    Zoti na rujte, mos na kërkojnë ndonjë gjë tjetër, se për të hyrë në Evropë me këta politikanet tane jemi gati për gjithçka.

    Përgjigju
  • halla esma: 09/09/2024 15:07

    KTHE CAMERINE TI PUSHT GREK....

    Përgjigju
  • emissione: 09/09/2024 15:03

    po pronat e cameris .. a nuk jan kusht

    Përgjigju
  • Beni: 09/09/2024 14:59

    Ta diskutojme çamerine si fillim

    Përgjigju
  • Eri: 09/09/2024 14:46

    Shteti me i pabes dhe me armiku ndaj Shqiptareve,kurre sdo me na pa mire

    Përgjigju
  • Tirona: 09/09/2024 14:33

    Hajt mos e rruj timin se do i marin ae shqiptar jan por ti shif na kthe pak gati gjysmën e territorit se jan tokat tona.Ato "bjondët"që jetojn aktualisht aty po dush meri çoj në Kretë ska problem por tokat ktheji.Të fala tbojm të gjith si Shqiptari që jemi

    Përgjigju
  • Alniku: 09/09/2024 13:10

    Më falni por minoritet në kuptimin tim jan të ardhur dhe kjo vetëkuptohet që kanë zaptuar tokë ?? Si mundet një udhëheqës i një shteti europjan është i interesuar për tokat !!!!

    Përgjigju
  • Luli: 09/09/2024 13:01

    Shteti i dhjere shqiptar dhe politika nenshtruese qe ndjek sjell te tilla absurditete!!!. Prona ka ne Cameri dhe ato duhen kerkuar.

    Përgjigju
  • Gjinokastra: 09/09/2024 12:41

    Anulloni ligjit 7501 dhe do te shihni se sa prona kane ne te vertete minoritare greke. Dropullitet do te mbetet vetem me shtepite dhe truallin rreth tyre.

    Përgjigju
  • Turi: 09/09/2024 11:42

    Krahina e camerise duhet te diskutohet njehere pastaj keto te tjerat , shteti jone nuk duhet ta anashkaloje ceshtjen came edhe nqs nuk futemi kurre ne Europe

    Përgjigju
  • Erik: 09/09/2024 11:23

    Po për pronat e Çamëve si do bohet, qëti Grekqirë që vë kushte Shqipërisë për pronat e minoritetit Grekqirë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?