Më shumë investitorë të huaj në Shqipëri! Zgjedhin tregun që nuk “zhgënjen” asnjëherë (Ja shtetet që kryesojnë)

Prezenca e investitorëve të huaj në Shqipëri u rrit edhe më shumë gjatë vitit të kaluar. Janë 1 miliardë e 584 milionë euro investime të huaja direkte që u injektuan në ekonominë e vendit në 2024-ën. Në raport me vitin 2023, investimet e huaja u rritën me 92 milionë euro thotë Banka e Shqipërisë.

Sektori që po udhëheq investimet është ai i pasurive të paluajtshme, që gjatë vitit të shkuar ka rrëmbyer 379 milionë euro nga investitorët e huaj. Prej vitesh të huaj po investojnë në prona të patundshme në Shqipëri, kjo faktohet edhe nga vrojtimet që banka qendrore kryen mbi këtë treg, ku rezulton se rreth 1/3 e banesave të shitura blihen nga të huaj, kryesisht në zonat rreth qendrës së Tiranës dhe në bregdet.

Tregu i pronave ndiqet pas nga industri nxjerrëse me 214 milionë euro investime, industria përpunuese me 173 milionë euro dhe energjia elektrike që ka përfituar me 166 milionë euro.

Vetëm në tremujorin e fundit të vitit banka thotë se të huajt kanë investuar 423 milionë euro, ku pjesa dërrmuese ishte fitim i ri investuar, dhe shumë pak injektim i ri.

“Fluksi hyrës nga investimet e huaja direkte shënon 423 milionë euro, i zgjeruar në terma vjetorë me 7%. Injektimi me kapital të ri dhe riinvestimi shënuan 418 milionë euro, pa lëvizje të konsiderueshme (ose +0.2%) nga niveli i regjistruar në një vit më parë”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Holanda, Italia dhe Turqia janë shtetet që kryesojnë listën për vlerën e investimeve të huaja në Shqipëri.

INVESTIMET E HUAJA
•        Viti 2023       1,492 mln euro
•        Viti 2024       1,584 mln euro
•        Diferenca         +92 mln euro

 

INVESTIMET E HUAJA SIPAS SEKTORËVE
•        Pasuri të paluajtshme   379 mln euro
•        Industria nxjerrëse       214 mln euro
•        Industria përpunuese   173 mln euro
•        Energjia elektrike        166 mln euro

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

DIVA 2024/ Edhe 5 ditë afat, 85 mijë qytetarë dorëzuan deri tani deklaratën e të ardhurave! Pas 31 marsit nisin gjobat

DIVA 2024/ Edhe 5 ditë afat, 85 mijë qytetarë dorëzuan deri tani deklaratën e të ardhurave! Pas 31 marsit nisin gjobat