Ndocaj 'bind' KQZ-në! Do të hapen kutitë e 11 qendrave, rinumërohen votat në Bashkinë e Lezhës (VIDEO)

TIRANE - 11 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve më 30 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të hapë kutitë në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës, duke pranuar kështu ankimimin e kandidatit nga Partia Konservatore, Eduard Ndocaj që garoi përballë Pjerin Ndreut të Partisë Socialiste që i fitoi zgjedhjet. Pas pranimit të kësaj kërkese, të premten në orën 10:00, KQZ do të marrë provat për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit. Kjo do të thotë, se nesër në KQZ do të mbërrijnë kutitë nga këto 11 qendra votimi, ku do të bëhet numërimi i votave në secilën kuti dhe për të parë nëse ka parregullsi nga shifra e votave totale që janë shënuar në procesverbal nga KAZAZ-të.

"Ditën e premte në orën 10:00, vijon shqyrtimi i kërkesës ankimore me marrjen e provave dhe rinumërimin e rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit të objektit të kërkesës ankimore" njofton KQZ në lidhje me vendimin e marrë sot.

Sipas pretendimeve të Eduard Ndocajt, kandidatit për kryebashkiak, në 11 qendra votimi në bashkinë e Lezhës ka pasur më shumë vota sesa votues dhe për këtë arsye do të hapen kutitë për të parë nëse ka apo jo shkelje.

Në të paktën 11 qendra votimi nga vetë tabelat përmbledhëse të KZAZ-ve 12, 13, përkatësisht për zgjedhjet për kryetar bashkie në Lezhë kanë rezultuar më shumë vota të gjetura në kutitë e votimit sesa numri i zgjedhësve që efektivisht kanë marrë pjesë në to”, u shpreh përfaqësuesi i Partisë Konservatore sot në mbledhjen e KQZ-së.

Ankuesit kanë bërë një kërkesë ankimore duke referuar që në këto qendra votimi kanë ndodhur disa parregullsi” deklaroi anëtari i KQZ, Bledar Skënderaj.

Kodi Zgjedhor parashikon se nëse numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme.  Edhe nëse 11 qendra që do të hapen shpallen të pavlefshme, Pjerin Ndreu sërish mbetet në avantazh, pasi ka një diferencë prej rreth 12 mijë votash.

Por përse ky ankimim i Partisë Konservatore u pranua, ndërkohë që edhe Bindja Demokratike me disa ankimime të saj ka kërkuar hapjen e kutive me akuzat se kanë votuar edhe persona që nuk janë ndodhur fare në Shqipëri?

Anëtari i KQZ-së i propozuar nga Partia Socialiste, Eridjan Salianji, sqaroi arsyet:

Të paktën kjo forcë na ka evidentuar që në bazë të dokumentacionit zgjedhor që është vënë në dispozicion ekziston një mospërputhje aritmetikore dhe logjike e personave që kanë votuar dhe votave që janë në kuti. Dhe përderisa kjo mospërputhje ekziston, unë bashkohem me kërkesën. Me gjëra konkrete le t’i hapin kutitë në këtë komision. Pra ky Komision nuk duhet të jetë i mbylljes së kutive, por i hapjes së kutive dhe transparencës”, shtoi më tej Salianji.

Kërkesa mori mbështetjen e dy anëtarëve të KQZ-së dhe sipas Kodit Zgjedhor kaq mjafton për hapjen e kutive. “Nuk ka diskutim, nuk kalon në votim kjo, nuk jemi duke votuar, e qartë dy anëtarë duan të hapen 11 kutitë” deklaroi nënkryetari Denar Biba.

Por kryetari Klement Zguri propozoi që të ketë hetim edhe për listat e zgjedhësve në kutitë që do të hapen, por nuk gjeti mbështetje. Propozimi i kreut të KQZ u rrëzua me 4 vota kundër dhe 1 pro nga anëtarët e tjerë në komision.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK