'Më thanë po më bëhej atentat!' Plaurent Dervishaj tregon si u soll nga Dubai në Tiranë! Zbardhet dëshmia në GJKKO: Forcat speciale më rrëmbyen!

Tirane- “Nuk ishte as deportim dhe as ekstradim por ishte pengmarrje”. Kështu e ka cilësuar Plaurent Dervishaj procedurën që më 14 gusht 2024 e solli nga Dubai në Shqipëri, së bashku me Julian Meçajn në pranga dhe me masa të rrepta sigurie.

Në seancën e zhvilluar sot (16 gusht 2024) në GJKKO, për verifikimin e kushteve për dosjen ku ai akuzohet për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut, Dervishaj së bashku me avokatin e tij kanë kërkuar një masë tjetër sigurie.

Në gjykatë ata kanë deklaruar se janë përballë një situate paligjshmërie për mënyrën e sjelljes në Shqipëri, duke pretenduar se i janë shkelur te drejtat dhe liritë  pasi i ka kaluar edhe afati 72 orë nga shoqërimi, kur duhet të dilte para gjykatës.  

Dervishaj ka treguar para gjykatës se ishte marrë nga banesa e tij në Dubai që më 6 gusht nga forcat speciale emiratase, të cilët i kanë shpërthyer derën me pretendimin se ata kishin  informacione se ndaj tij do të kryhej një atentat nga disa iranianë. 

Me këtë argument ai ishte dërguar në një stacionin policor, ku i ishte marrë pasaporta dhe nuk ishte lejuar të kontaktonte me avokat. Pasi ishte mbajtur për rreth 8 ditë në një kamp ai ishte sjellë me linjë direkte nga Dubai në Rinas i pa shoqëruar dhe pa prangosur, ku këtu e prisnin autoritetet Shqiptare, të cilat sapo ka mbërritur në Rinas e kanë arrestuar duke zbatuar masën e sigurisë.

Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait. Më kanë thyer derën me pretekstin se të rrezikohet jeta dhe kundrejt teje po zhvillohet një atentat. Më kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk më është lejuar të flas me avokatin. Aty më kanë mbajtur 10 ditë dhe më pas me kanë hipur ne avion dhe  arrestimi është bërë në Rinas" ka thënë Dervishaj në gjykatë. 

Dervishaj u soll në Tiranë  nga Dubai më 14 gusht 2024, ndërsa në Rinas i shoqëruar nën masa të forta sigurie u shfaq me shapka dhe pantallona të shkurtra cka tregon se sjellja e tij në Tiranë ishte bërë në një operacion të fshehtë dhe të shpejtë.

Me gjithë pretendimet se ai ishte arrestuar që në 6 gusht për autoritet Shqiptare Plaurent Dervishaj, rezulton se është arrestuar ditën e mbërritjes në Shqipëri ndaj dhe ky pretendim i tyre është rrezuar nga gjykata, e cila ka vendosur arrest me burg për dosjen “Asgjë nuk Harrohet”, masa e dytë pas asaj për atentatin ndaj prokurorit Ndoja e vendosur të enjten.

Sa i takon dy vrasjeve të bujshme të kryer në bashkëpunim të Klodian Saliut në 2005 dhe si dhe Vajdin Lamajt e Artan Arsit me eksploziv, po në të njëjtin vit Dervishaj ka pretenduar se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Kjo është hera e parë që  Dervishaj prangoset në Shqipëri pasi më herët ai megjithëse ka qenë në kërkim  edhe si pjesë e bandës së Durrësit, ai i ka shpëtuar prangosjes. Mësohet se gjatë kohës që ka qëndruar në Dubai ka investuar miliona euro pasuri.     

Si u vra Vajdin Lame?
Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”. Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderueshme eksplozivi porsa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomandë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimin në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.
 Si u vra Klodian Saliu?
Klodian Saliu, anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, u vra me 26 shkurt të vitit 2005. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata u nda në dy të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre.  Shpallja në kërkim e Dervishajt u bë pas rrëfimit të Luftar Reçit

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tin gazepi: 16/08/2024 15:50

    Ehhh si vjen loja, sa shume u munduat 30 vjet.. Me 100 intriga vlore e durres e kruje e shkoder e fier Tirane e elbasan... Topin e kemi ne tashi bashke me fushen! Per ju te gjithe tjeret,mbaroi loja! Shifemi pas 30-40 vitesh ndoshta. Laku po ngushtohet si e shikoni jeni kapur mat ! Respekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit si çështje serioze dhe ‘tallavaja’ e opinionit publik e atij politik!

Ura e Ibrit si çështje serioze dhe ‘tallavaja’ e opinionit publik e atij politik!