'Më vrisni'/Momenti i arrestimit të shoferit të furgonit që shkaktoi masakrën në Kanada

25-vjeçari Alek Minassian është identifikuar si autori i ngjarjes së rëndë një ditë më parë në Toronto, Kanada, kur duke drejtuar një furgon mori përpara një turmë njerëzish, duke shkaktuar 10 të vdekur dhe 15 të plagosur. Policia tha se i riu nuk rezultonte personazh i njohur, pasi ndaj tij s'ishte regjistruar asnjë procedim në të kaluarën. 

Minassian u arrestua pak minuta pas sulmit të përgjakshëm, pas një përballjeje të tensionuar me policinë. Videot e publikuara në rrjet shfaqin të dyshuarin që shtiret sikur ka një armë në dorë, duke nxitur agjentin që të hapë zjarr. Por, ky i fundit u tregua mjaft gjakftohtë dhe mundi që të arrestojë të dyshuarin pa përdorur armë, diçka për të cilën ka marrë mjaft përgëzime. Minassian i është drejtuar policit kanadez duke i thënë "më vrit", "më qëllo në kokë", por efektivi nuk bëri asnjë hap të nxituar.

Ndërkohë, hetuesit e Policisë së Torontos thonë se sulmi është qartësisht me dashje, por nuk janë ende të qarta motivet. Hetuesit janë treguar shumë të kursyer me detajet, ndërsa analistët thonë se fakti që i dyshuari nuk njihej nga autoritetet, e bën edhe më të ndërlikuar rastin.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se sulmi tragjik dhe i pakuptimtë i kishte shkaktuar trishtim të madh, ndërsa shtoi se qeveria është pranë viktimave dhe familjeve të tyre. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!