Në Nivicë, 30 km larg Tepelenës nga programi i Rilindjes Urbane kanë marrë jetë agro-bujtinat. Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte i pranishëm sot në ‘Campnivica, projekt i një grupi investitorësh suedezë që është gati të çelë sezonin turistik. I shoqëruar nga djali i tij i vogël, Zaho, kreu i qeverisë zhvilloi një vizitë në një agro-bujtine, ku takoi një çift investitorësh suedezë.
Ajo i tregoi se janë përpjekur që të krijojnë një ambinet, ku miqtë të ndihem sa më pranë natyrës.
‘Jemi përpjekur të krijojmë një ambient ku miqtë të ndihem sa më pranë natyrës. Funksionon çdo gjë me panele diellore. Përpiqemi që produktet që përdorim për gabim, t’i marrim nga fshati.’- tha ajo.
Ndërsa Rama u shpreh se ky është një shembull fantastik, për të tjerët që të mësojnë të ndërtojnë mjedise luksoze pa shkatërruar natyrën dhe me pak fonde.
‘Është një shembull fantastik për të tjerët që të mësojnë të ndërtojnë mjedise luksoze pa shkatërruar natyrën, jam i sigurt se do të krijojë një valë të re të këtij lloj turizmi. Njerëzit mund të mësojnë përmes kësaj sesi me pak mund të ndërtosh shumë.’- tha Rama.
Për të vizituar agro bujtinat ishte edhe ish-kryeministri i Suedisë Göran Persson.
‘CampNivica, aty ku mes natyrës magjike një çift investitorësh suedezë kanë ngritur një EkoResort model, shembull fantastik i mençurisë dhe respektit për natyrën, i cili tregon se si mund të krijohet një sipërmarrje turistike me shumë mend e jo shumë fonde, e ku sot Nivica ka nderin të ketë mik special kryeministrin e famshëm të Suedisë, Göran Persson.’- shkruan Rama.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?
-
Mjekëve
38.1%
-
Ministrisë
59.2%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 1893
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama feston sot ditëlindjen, deputetët ‘surprizojnë’ kryeministrin (VIDEO)
4 Korrik, 11:04
-
Digjet mjeti në Gjirokastër, shkak defekti në motor (VIDEO)
4 Korrik, 07:50
-
Ramën dhe Kurtin nuk i bënë bashkë as Ismail Kadare, dy kryeministrat shmangin njëri-tjetrin gjatë homazheve (FOTO)
3 Korrik, 16:41
-
“I the të gjitha, fli i qetë! Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë”, mesazhet e lëna nga Rama dhe Kurti për Ismail Kadarenë
3 Korrik, 15:58
-
Zjarr pranë varrezave të Gjirokastrës, kabina elektrike merr flakë! Zjarrfikësit në vendngjarje
3 Korrik, 15:21
-
Gjirokastër/ Homazhe për Kadare në qytetin e lindjes! Ceremoni përkujtimore dhe në Korçë e Elbasan
3 Korrik, 12:40
-
'Ismail Kadare do prehet në një vend vetëm të tij' Fjalimi i plotë i Edi Ramës: Çmë panë sytë duke u marrë me funeralin! Hija e Nënë Terezës e mbrojti nga kush s'e deshi (FJALIMI I PLOTË)
3 Korrik, 12:06
-
Gjirokastër/ Përplasen dy makina me njëra tjetrën, 4 të lënduar
2 Korrik, 22:46
-
Organizoi trafikun e 7 emigrantëve që vdiqën në aksidentin tragjik të Këlcyrës, arrestohet 24-vjeçari! Tentoi t’i ikë policisë me motor
2 Korrik, 10:09
-
Humbja e Kadares pritet me trishtim në Gjirokastër, Shtëpia Muze e tij vijon të vizitohet nga turistët vendas e të huaj
1 Korrik, 16:18
-
Shuhet Kadare/ Edi Rama: Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më
1 Korrik, 11:09
-
Aksi Thumanë-Kashar i hapur për qarkullimin, makinat retro ‘inagurojnë’ rrugën e re
1 Korrik, 08:54