190 nxënës nga shkollat e të gjithë vendit, të cilët kanë përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera, u nderuan të martën me medalje ari, në një ceremoni të organizuar nga Kryeministri Edi Rama
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se ky vit shënon numrin më të lartë të medaljeve të arta që nga krijimi i këtij eventi, duke e lidhur këtë rezultat edhe me rritjen e numrit të të rinjve shqiptarë që pranohen në universitete prestigjioze ndërkombëtare.
“Sot kemi numrin më të madh të medaljeve të arta që kur e kemi krijuar këtë event. Ajo që na kënaq më shumë është se ky numër përkon edhe me rritjen e studentëve shqiptarë që hyjnë në universitetet më prestigjioze të botës,” u shpreh Rama.
Kryeministri vuri theksin te rëndësia e këmbënguljes dhe sakrificës për realizimin e ëndrrave, duke theksuar se suksesi nuk arrihet pa përballuar vështirësi.
“Në majë nuk arrijnë të gjithë. Arrijnë ata që nuk dorëzohen dhe që janë gati të paguajnë çmimin e ëndrrës së tyre. Sa më e madhe ëndrra, aq më i lartë është çmimi i saj: sakrifica, energjia dhe lufta me veten,” tha ai.
Rama u ndal edhe te shembulli i dy vëllezërve binjakë nga Pogradeci, ku vetëm njëri prej tyre u nderua me medalje ari, pasi tjetri kishte marrë notën 9.
“Kam bindjen se në pjesën tjetër të rrugës, ajo 9 do ta ndihmojë që ta kalojë vëllain,” u shpreh kryeministri.
Në përfundim, Rama u uroi nxënësve suksese në rrugëtimin e tyre akademik dhe shprehu shpresën që një pjesë e tyre, njohuritë e fituara në të ardhmen, t’i vënë në shërbim të Shqipërisë.
Komente











JEP DOREHEQJEN O RAMA O PLEHRE.. SI NUK KE TURP QE DEL AKOMA NE TAKIME...JE FAKTUAR QE JE HAJDUT ME CIZME...NJESOJ SI SALI KERMA..DHE ILIR FLORIRI....
Përgjigju