Publikohen pamjet e aksionit të Policisë së Spanjës në bashkëpunim me Europol që çoi në pranga 4 shqiptarë dhe një spanjoll, autorë të një sërë vjedhjesh në banesat e futbollistëve të njohur të Real Madrid dhe Atletiko Madrid. Gjatë kontrollit të banesës ku qëndronte banda e drejtuar nga Marjan Zefi, janë zbuluar sirtarë të mbushura plot me bizhuteri, veshje dhe këpucë të shtrenjta, makina luksoze, dhe sasi të konsiderueshme eurosh.
Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një medalje e nënkampionit të Champions League të vitit 2016 e cila dyshohet se është e futbollistit të Atletiko Madrid, Thomas Partey. Nga hetimet e kryera, mësohet se skema ishte e njëjtë në të gjitha vjedhjet, që kryesisht bëheshin në ditë kur lojtarët kishin ndeshje të rëndësishme.
Marjan Zefi, 'koka' e grupit
Me makina të vjedhura, që u ndërronin targat, përdornin pajisje transmetimi dhe të maskuar, në mënyrë që të mos pikaseshin nga kamerat e shumta të sigurisë. Referuar mediave spanjolle, në disa prej vjedhjeve të ndodhura, futbollistët kanë qenë në shtëpi.
Më konkretisht, qershorin e kaluar, banda e shqiptarëve ka vjedhur shtëpinë e futbollistit Alvaro Morata teksa ishte në shtëpi në bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët. Më e "lehtë ka qenë puna" në shtëpinë e trajnerit Zinedine Zidane, ku në të njëjtën ditë, pak minuta më vonë, kanë vjedhur edhe shtëpinë e spanjollit Isco.
Nuk i ka shpëtuar vjedhjes as braziliani Casemiro i Realit të Madrid, pikërisht në ditën kur skuadra e tij luajti më 28 shtator derbin madrilen. Tashmë, personat e arrestuar priten të dalin përpara drejtësisë ku do të njihen me dënimin e gjykatës për vjedhjet e kryera.
Plehra, vemje, mbase ju denojne nja 10 vjet burg secilin.
Përgjigju