Pas seancës dëgjimore, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Medi Bici ka dhënë një prononcim për mediat. Në deklaratën e tij ai është shprehur se tek KPK-ja ka besim por priste për një vlerësim tjetër duke pasur parasysh karrierën e tij të gjatë.
Medi Bici para mediave:
Çfarë prisni nga Komisioni?
Unë besoj tek Komisioni. Por duhet thënë që prisja vlerësim tjetër duke marrë parasysh karrierën time.
Si e vlerësoni punën e Gjykatës së Lartë?
Gjykata e Lartë gjykon me 22% të kapacitetit, janë 25 mijë çështje, të tjerat mund t’i kalkuloni vetë.
Qytetarët duhet të vazhdojnë të presin për të marrë drejtësi nga Gjykata e Lartë?
Me këtë numër gjyqtarësh vetëm çështjet emergjente mund të shqyrtohen. Merremi vetëm me to.
Lajmi kryesor: