Media amerikane: Irani do të sulmojë Izraelin në ditët e ardhshme! UNICEF: 50 fëmijë të vrarë në 48 orët e fundit në Gaza

Media amerikane: Irani do të sulmojë Izraelin në ditët e ardhshme! UNICEF: 50 fëmijë të vrarë në 48 orët e fundit në Gaza

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei

"Irani po përgatitet të sulmojë Izraelin në ditët në vijim." Kështu janë shprehur burime nga udhëheqja izraelite për Washington Post.

Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, kërcënoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Teherahi do t’i përgjigjet sulmeve ajrore të Izraelit të 26 tetorit, që goditën bazat ushtarake të Republikës Islamike.

“Armiqtë, qofshin regjimi zionist apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, patjetër do të marrin një përgjigje shkatërrimtare ndaj asaj që po i bëjnë Iranit, kombit iranian dhe frontit të rezistencës”, tha Khamenei.

Ndërkohë, shteti hebre vazhdon sulmet në Rripin e Gazës. UNICEF raporton se gjatë 48 orëve të fundit, më shumë se 50 fëmijë janë raportuar të vrarë në sulmet në Jabalia, në veri të Gazës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
SHBA drejtuar Iranit: Nëse sulmoni sërish, ne nuk do të jemi në gjendje ta frenojmë Izraelin

1729920459_sulmiizraelity.JPG

Sulmi izraelit në Iran, 26 tetor 2024

SHBA ka paralajmëruar Iranin që të mos nisë një tjetër sulm ndaj Izraelit, duke theksuar se nëse ata sulmojnë përsëri, Uashingtoni nuk do të jetë në gjendje të frenojë shtetin hebre.

Kështu shkruan Axios duke cituar një zyrtar amerikan dhe një ish-zyrtar izraelit.

“Ne u thamë iranianëve: nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë Izraelin dhe nuk do të jemi në gjendje të garantojmë se sulmi i ardhshëm do të jetë po aq i kalibruar dhe i shënjestruar sa ai i mëparshmi”, - shkruan Axios, e cila citon zyrtarin amerikan.

Ndërsa zyrtari izraelit tha se mesazhi është përcjellë përmes zviceranëve.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 03/11/2024 18:09

    Keto lajme Amerikane jane vetem per te nxitur luften neqoftese Irani ben nji gabim te sulmoj dota paguaj shtrejnte cmimin ,Iranianet e dine kete qe jane te vetem nga nji fuqi ma te forte ushtarake dhe askush nuk dota ndihmoj Ruset jane ne hall me Ukrainen,kurse Kina ne hall me Tajvanin,qellimi i Amerikaneve eshte qe te zgjerohet Izraeli dhe te zhduket populli Palestineze.

    Përgjigju
  • Igor: 03/11/2024 08:28

    Genjeshtrat e Fashisteve Amerikane ,neqoftese eshte dikush qe mundet ta ndalon vrasjen e femijve dhe grave te pa fajshme jane Amerikanet por bejne te kunderten financojne Izraelin dhe furnizojne xhdo jave me 55 ton municione vrasese dhe tani shesin genjeshtra botes pra ata qe ju besojne edhe ata jane Fashiste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë