Media dhe hipokrizia e Lulzim Bashës
Lulzim Basha vazhdon të gabojë në marredheniet me median, duke përsëritur edhe në këtë të njëjtat gabime të bëra nga Sali Berisha. Sipas Bashës “vetëm një televizion” transmetoi protestat e ditëve të shkuara për Rrugën e Kombit. Po genjen.
Lulezim Bash: media na censuron. Sa kamera kerkon me shume?
Lulzim Basha vazhdon të gabojë në marredheniet me median, duke përsëritur edhe në këtë të njëjtat gabime të bëra nga Sali Berisha. Sipas Bashës “vetëm një televizion” transmetoi protestat e ditëve të shkuara për Rrugën e Kombit.
“Kam një thirrje për mediat. Të jetë sa më transparente dhe drejtpërdrejtë, vetëm një media ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Thirrje kryeredaktorëve, gazetarët, pronarëve të mediave, mos e censuroni aktivitetin. Edhe pse nuk e transmetuat live, ritransmetojeni”, deklaroi Basha.
Mesa duket televizori i tij është i sinkronizuar vetëm ne kanalin që sponsorizon, sepse në të vertetë protestat u transmetuan live ose të regjistruara nga të gjitha televizionet shqiptare. Dhe me siguri, telespektatorët që i kanë ndjekur ishin shumë me të shumtë në numër se protestuesit që morën pjesë. Pra, të flasësh per censurë është thjeshtë qesharake.
Çështja qëndron se kur Lulzim Basha ftohet në studiot televizive për t’u përballur me pyetjet e gazetarëve, atëherë këtu nis censura e vërtetë. Çensura e tij. Basha për hir të së vërtetës nuk pranon të flasë në të gjitha televizionet, por zgjedh ato që mesa duket i konsideron “miq” ose të pabezdisshme.
Pra sipas liderit të opozitës të gjitha televizionet duhet të jenë në dispozicion të tij, por ai nuk ka detyrimin të jetë në dispozicion të pyetjeve të të gjitha televizioneve. Kjo quhet hipokrizi.
xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Gjetjet e misionit ODIHR: Vëmendje tek financimi i fushatës, zbatimi i teknologjisë e mbulimi nga mediat e platformat online
15 Janar, 13:26
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Presidenti Begaj: Media profesionale po sfidohet nga lajmet e rreme! Përdorni pushtetin me përgjegjësi, jepni dhe zërin e qytetarisë
19 Dhjetor 2024, 21:46
-
'Albania', fjala më përdorur në Itali për 2024-ën
18 Dhjetor 2024, 15:59
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:21
-
SHËNIM/ Syri si ''RD'' dhe ''ZP'', modeli gazetaresk i Sali Berishës nuk ndryshon për 30 vite rresht
14 Dhjetor 2024, 16:36
-
Dezinformimi, rrjetet sociale dhe Shqipëria! Nuk është zgjidhje mbyllja por edukimi mediatik (Media Literacy)
14 Dhjetor 2024, 12:20
-
Parashqevi na ndihmo!
14 Dhjetor 2024, 09:53
-
'Kalbja e trurit‘ dhe media, kohët që po jetojmë
13 Dhjetor 2024, 20:20
-
Reporterët pa Kufij: 54 gazetarë të vrarë më 2024
12 Dhjetor 2024, 10:40
-
AMA tryezë për median e lirë dhe integrimin europian! Krasniqi: Fokus futja e konceptit të piraterisë në ligj dhe heqja a atij të licencave rajonale e lokale
11 Dhjetor 2024, 18:22
-
Carlo Bollino lajmëron padi për shpifje ndaj ''Syrit'' të familjes Berisha
30 Nëntor 2024, 14:50