Media italiane ‘Il Foglio’: Giorgia Meloni i ka vënë syrin një vile në Palasë me pishinë dhe pamje nga deti

Media italiane ‘Il Foglio’: Giorgia Meloni i ka vënë syrin një vile në Palasë me pishinë dhe pamje nga deti

Giorgia Meloni dhe zona e Palasës

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkon që të blejë një vilë private në Shqipëri, me pishinë, kopsht privat dhe me pamje nga deti. Media italiane “Il Foglio” i ka kushtuar një artikull të veçantë lajmit se Meloni kërkon të blejë një vilë luksoze në bregdetin shqiptar, në një resort në Palasë të Vlorës.

Jo vetëm marrëveshja me emigrantët, shkruan “Il Foglio”, por duket se kryeministrja italiane është e interesuar për të investuar në bregdetin shqiptar, jo shumë larg Italisë.

“Meloni ia ka vënë syrin një vile në një resort në Shqipëri”, shkruan media italiane, ndërsa bëhet fjalë për një vilë në zonën e lakmuar të Palasës, ku çmimi i saj shkon në qindra mijëra euro.

Media italiane thotë se e ka konfirmuar lajmin nga burime politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare.

“Një zgjedhje legjitime, por me një vlerë simbolike interesante. Gjë që ‘çimenton’ marrëdhëniet mes Romës dhe Tiranës”, shkruan “Il Foglio”.

Palasa është kthyer në një prej zonave më lakmuara të bregdetit shqiptar me investime, por edhe një prej zonave më të shtrenjta, pasi vilat e ndërtuara kapin shifra marramendëse.

Kujtojmë që Meloni ishte një vit më parë në Vlorë e shoqëruar nga familjarë të saj që u pritën nga kryeministri Edi Rama dhe qëndruan për tre ditë në rezidencën qeveritare. Duket se Meloni qenka mrekulluar nga bukuria e jugut të Shqipërisë, duke kërkuar edhe blerjen e një vile.

Të paktën sipas mediave italiane, Meloni prej kohësh ishte në kërkim të një investimi të ri, një vilë me pamje nga deti, me pishinë private dhe kopsht.

Sipas medias italiane, “investimi nuk do të ishte vetëm ekonomik, por edhe, mbi të gjitha, politik. Njësoj siç bëri Silvio Berlusconi kur bleu vilën në Lampedusa për të qenë më afër banorëve të ishullit dhe për të mos i bërë ata të ndihen vetëm”.

Nëse kjo blerje do të realizohet, kjo do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve shkruan “Il Foglio”. Vetë kryeministri Rama pushon në vilat qeveritare në Vlorë, e nëse Meloni do të finalizojë blerjen e vilës, ndoshta tani do të takohen edhe me shpesh, me atë që kreu i qeverisë e cilëson si motra e vogël e Shqipërisë.

Meloni është në kontakt të ngushtë me Shqipërinë duke pasur parasysh projektin për ndërtimin e qendrave të pritjeve të emigrantëve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 15/08/2024 17:54

    Beni cmos ta blej eshte e mire qenia e meriton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë