Media italiane: Shqipëria, parajsa e re fiskale për shumë italianë

Media italiane: Shqipëria, parajsa e re fiskale për shumë italianë

Mediat italiane për të disajtën herë shkruajnë se Shqipëria është bërë parajsa e re fiskale për shumë italianë

Gazetarja italiane Paola Pellai, në një reportazh për gazetën italiane ‘Libero Quotidianno' shkruan se, ‘Sapo një italian mbërrin në Shqipëri, e kupton menjëherë se sa shumë italianë janë bërë shqiptarë...pavarësisht se shumë prej tyre nuk e kuptojnë gjuhën shqipe por vendasin e flasin kaq mirë gjuhën italiane’.

Pellai shkruan se fytyra e Shqipërisë ka ndryshuar shumë që nga 'divorci' me diktaturën pas viteve 90’.

‘Imazhi i anijes tregtare ‘Vlora’ që u fut në portin e Barit me 8 gusht të vitit 1991 me një ngarkesë të dëshpëruarish dhe të raskapiturish, i takon të kaluarës’.

Paola Pellai  shkruan se ‘Sot më shumë se 20 000 italian punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, kryesisht në Tiranë. Në Shqipëri qeraja e një apartamenti të madh në qendër të Kryeqytetit është 275 euro kurse në periferi rreth gjysma e kësaj shume. Një bukë kushton rreth 1 euro, 1 kg patate 25 cent, një birrë në lokal 80 cent, një film në kinema rreth 4 euro. Për të gjitha këto arsye Shqipëria është duke u bërë parajsa e pensionistëve italian që e shohin veten të përjashtuar nga taksat mujore vetëm duke kërkuar vendbanim në Shqipëri ose duke jetuar të paktën 184 ditë në vit, madje jo rradhazi”.

‘Libero Quotidianno' shkruan se ‘Nëse shëtit rreth Tiranës, sheh se italianët ndihen si në shtëpinë e tyre; supermarkete ‘Conad’ dhe degë të ‘Banca Intesa’, makina të prodhimit italian, të reja dhe të përdorura, qëndra tregtare me emra të mëdhenj, famullia e Sant’Antonio, Papa Gjon Pali në Katedralen e San Paolo, dhe për një moment mendojnë se janë duke shëtitur në Romë apo Napoli.

Italianët në Shqipëri,- shkruan gazeta, - respektohen sepse ata sjellin para, biznes, (60% e eksportit është drejt Italisë), italianët kanë hapur klinika dentare, Call Center por edhe janë prodhues mobiljesh, kanë hapur restorante, hotele, etj etj

Tirana, -shkruan Pellai, -është kthyer në vitet e fundit në një kantier të madh ndërtimi, me ndërtesa të larta e moderne, disa prej të cilave kanë për arkitekt ata italianë si Stefano Boeri.

‘Shumë studentë italianë zgjedhin të studiojnë në Shqipëri, si psh në Universitetin katolik ‘Zoja e Këshillit të Mirë'. Me një fjalë, Shqipëria, në veçanti Tirana, është shndërruar në shpresën e re për shumë italianë’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja