TIRANE-Mediat britanike zbulojnë detaje të reja nga ngjarja që çoi në qeli në Greqi kapitenin e Manchester United, Harry Maguire. Maguire u përlesh me policët në ishullin e famshëm grek Mykonos, pasi ndërhyri për të mbrojtur motrën e tij. Sipas medieve, një biznesmen shqiptar që e përshkruajnë si gangster i kishte ngacmuar motrën lojtarit të United, Daisy. Në momentin që kjo e fundit i kishte refuzuar, mediat britanike shkruajnë se shqiptari e kishte qëlluar me thikë në krah.

Në këtë moment ka ndërhyrë vëllai, pra kapiteni i Manchester United duke u përleshur me shqiptarët dhe policinë që erdhi me shpejtësi. E ndërsa nuk dihet se cfarë ndodhi me shqiptarët, Harry Maguire u 'kyç' në qeli për dy net, teksa u lirua ditën e diel duke lënë garanci pasurore 190 mijë paund, por hetimet vijojnë për sulm ndaj policëve dhe ryshfet ndaj efektivëve.

Faksimile e lajmit per Harry Maguire

Motra e Harry Maguire

Momenti i shoqërimit të Harry Maguire