Mediat britanike: Mafia shqiptare
po pushton tregun e kokainës

Mediat britanike: Mafia shqiptare<br />po pushton tregun e kokainës
Mediat britanike në një analizë të fundit theksojnë se grupet kriminale shqiptare po zgjerojnë territorin, ndërsa fitimet po ashtu janë të mëdha në trafikun e drogës, armëve, por jo vetëm.
 
Edhe në raportin e fundit të publikuar në qershor nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pranohej se “Mafia Shqiptare” ka kontroll të fortë mbi tregun e trafikimit të drogës në Britani.
 
"Heroina është droga tradicionalisht e kontrabanduar nga kriminelët e Ballkanit për shkak të vendndodhjes së tyre [në gjurmët e opiumit nga Afganistani në Evropë]," thotë Steve Bennett, zëvendësdrejtor i qendrës kombëtare të inteligjencës të NCA.

"Por shqiptarët zbuluan se mund të bëhen fitime shumë më të mëdha me kokainë. Britania ka një treg të gjallë në atë lloj droge, prandaj ata janë tërhequr për ngritjen e rrjetit këtu
".

Bennett thotë se bandat shqiptare po zgjerohen që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1990. Si për ironi shkruan ai, në muajin korrik, Ermal Hoxha - nipi i diktatorit Enver Hoxha, u dënua në Shqiperi për trafik droge nga Amerika Latine.
  
Në gusht u prangos njëri nga bosët e drogës në Britani me origjinë shqiptare, Klodjan Copja bashkë me disa pjesëtarë të grupit, ndërsa kokaina e transportuar nga grupi që ai drejtonte llogaritet në 60 mln Paund. Në prill u shkatërrua një tjetër grup kriminal shqiptar, ndërsa 5 anëtarë u dënuan 100 vite burg për trafik kokaine, por lufta sipas tij ende vijon.
 
Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri më pas në Britani
 Bennett shprehet se shqiptarët  '"Janë të besueshëm, gjë që në botën kriminale i bën ata shumë tërheqës për të punuar".
 
Pas fuqizimit dhe kontrollit të tregut, bandat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar filluan të dërgonin përfaqësues të drejtpërdrejtë në Amerikën e Jugut për të blerë drogën me ton.
 
Një trafikant që kërkoi të mbetej anonim u shpreh për median britanike se "Ata e kuptuan se mënyra më e mirë për të vepruar ishte ta blinin kokainën direkt, e transportimin në Shqipëri, ku i kanë të gatshëm zyrtarët e korruptuar të doganës, më pas nga atje dërgonin sasi të mëdha të kokainës në Britani” deklaroi ai.

Ekspertja Jana Arsovska në librin e saj për mafien, shkruan se grupi Thaçi hapi rrugën për trafikantët shqiptarë të drogës që veprojnë në Britani të Madhe.
 
Sipas saj, ai nuk u përfshi vetëm në importimin e kokainës nga Amerika e Jugut në SHBA, por edhe në Evropë, të dërguar në makina luksoze duke përdorur një përfaqësues të ligjshëm të makinave dhe në anije drejtpërdrejt nga Venezuela në Ballkan.
 
Shqiptarët përbëjnë gjithashtu një nga grupet më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm në Britani të Madhe. 

d
Faksimile e shkrimit

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes