Këngëtarja Ronela Hajati nuk ka kaluar dot në finalen e “Eurovision 2022”, por ky fakt nuk ka përbërë lajmin kryesor për të. Hajati është bërë lajm në mediat ndërkombëtare për veshjen dhe interpretimin totalisht pa shijë mbrëmë në skenën e Torinos.

Në një analizë të bërë nga Corriere della Sera për look-un e zgjedhur nga këngëtarët në gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës, përfaqësuesja e Shqipërisë është vlerësuar me notën më të ulët nga 17 performancat. 

“Nderim për luftëtarët e Genghis Khan-it, ndoshta kjo ka qenë pamja e shqiptares Ronela Hajati, me bisht. Busti me efekt trapez me një dekolte dhe këmbë mjaft provokuese, si koreografia që shoqëroi performancën. Ndoshta nëse do të kishte shpenzuar pak më shumë në zgjedhjen e look-ut do të kishte qenë një investim i mirë”, shkruan për shqiptaren Corriere della Sera.

Ndërsa gjigandi britanik BBC e ka kthyer në ‘meme’ momentin kur këngëtarja rrotullon kokën dhe duket sikur po than flokët ngjatë performancës. 

Këngëtarja Ronela Hajati me këngën e saj "Sekret" nuk u kualifikua për natën finale të festivalit më të madh europian, Eurovision. Ajo përmes një postimi në Instagram, Hajati thotë se e priste këtë rezultat ndërsa është e bindur se ka fituar dashurinë e njerëzve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
VIDEO/ Kur me performancën e Ronela Hajatit mërzitet edhe shenjti Padre Pio

 

Performanca e Ronela Hajatit mbrëmë në Eurovision ka shkaktuar një tërmet në rrjetet sociale. Një bloger i njohur, Sigrim, ka shkruar me ironi se duke e parë në shtëpinë e gjyshes Ronelën as Padre Pio nuk e vlerëson atë.

 “Kur je duke parë Eurovision2022 në shtëpinë e gjyshes suaj italiane dhe Padre Pio duket se nuk e vlerëson performancën e Shqipërisë”, shkruan ai në Twitter.

Ora 08:35
‘Kur taksia vjen për 5 minuta dhe nuk ke tharë akoma flokët’, performanca e Ronelës në Eurovision kthehet në ‘meme’

Performanca e Ronela Hajatit në Eurovision, ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale. Në Twitter, BBC Three, ka kthyer në ‘meme’ momentin kur këngëtarja rrotullon kokën dhe duket sikur po than flokët.

‘Kur taksia vjen për 5 minuta dhe ju nuk keni tharë akoma flokët.’- shkruan BBC, teksa ka publikuar videon.