Mediat italiane: Franca vë veton kundër çeljes së negociatave

Mediat italiane: Franca vë veton kundër çeljes së negociatave

1548796700_macron.jpg
Franca ka vendosur veton duke bllokuar negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu shkruajnë mediat italiane, Ansa dhe TGcom. "Vetoja e Francës bllokon fillimin e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian. Samiti i BE-së nuk do të jetë në gjendje të japë dritën e gjelbër për të dy vendet e Ballkanit, megjithëse një shumicë e madhe e partnerëve evropianë favorizojnë rekomandimin e formuluar nga Komisioni" shkruan tgcom.

Edhe 'Ansa' shkruan se liderët e BE-se nuk kanë arritur unitetin në darkën e sotme  dhe vetoja e Francës bllokon fillimin e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian. "Samiti i BE-së nuk do të jetë në gjendje të japë dritën e gjelbër për të dy vendet e Ballkanit, megjithëse një shumicë e madhe e partnerëve evropianë favorizojnë rekomandimin e formuluar nga Komisioni. Përveç Francës, Holanda dhe Danimarka kundërshtojnë Shqipërinë.

Apelet e përsëritura nga Komisioni e Parlamenti i BE-së dhe mesazhet nga Tirana dhe Shkupi duket se nuk kanë pasur ndonjë efekt tek presidenti francez, i cili vazhdon të kërkojë të reformojë të gjithë vendimmarrjen e BE-së së pari për t’i dhënë zgjerimit besueshmëri më të madhe. Vetëm atëherë dyert e Evropës mund të hapen për vendet e reja.

Një pozicion që fsheh nevojën e Macron për të mbajtur nën kontroll forcat e brendshme populiste. Karta e fundit në tryezë për ta bërë presidentin francez të ndryshojë mendje ishte Finlanda, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, me të ashtuquajturin 'shkëputje', ndarjen e fateve të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Sakrifikimi i Tiranës dhe shpëtimi i Shkupit në përpjekjen përfundimtare për të mos destabilizuar rajonin. Nëse krerët e BE nuk japin dritën e gjelbër për negociatat "qeveria jonë do të bjerë", paralajmëroi kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Por mundësia e ndarjes së fatit të dy vendeve nuk duket se gjen favor në Paris, apo edhe me disa shtete si Italia, e cila do të dëshironte një rrugë të qartë për të dy" shkruan Ansa, ashtu sikur paralajmëroi edhe Shqiptarja.com dy ditë më parë. Megjithatë vendimi final pritet që të zyrtarizohet nesër paradite nga liderët e BE-së. 


Lajmi kryesor:

Mediat italiane: Franca vendosi veton për negociatat! Presidentja e KE: Më vjen keq për Tiranën dhe Shkupin


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat