Policia Italiane ka kapur një sasi rekord drogë e cila ishte nisur nga Shqipëria. Ashtu siç raportojnë mediat italiane, thuhet se Guardia di Finanza ka sekuestruar 8 tonë drogë.

Policia e kishtë lënë të kalonte drogën në portin e Ankonës me qëllim për të arrestuar personat që e prisnin atë.

Për këtë arsyje Policia dhe një njësi e ushtrisë në Itali e kanë ndjekur kamionin për kilometra të tëra. Në momentin që shoferi ka ndalur në një pikë servisi afer Venecia, Policia italiane ka vendosur të ndërhyjë.

Ndëryhrja është bërë pasi shoferi po priste në këtë pikë servisi për disa orë dhe dyshimi i Policisë ishte që sasia e marijuanës do të qëndronte aty, ose shoferi e kishte kuptuar që po ndiqej nga Policia. Menjëhëre është arrestuar shoferi 38-vjecar nga Maqedonia.

Droga ishte fshehur mirë në kamion mes dy pllakave të cilat në pamje të parë nuk lejonin zbulimin e marijuanës. Mediat italiane si Venezia Today thonë se droga ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte destinacion final Italinë.

Në një komunikatë për shtyp, Policia Shqiptare pretendon se nuk ka asnjë lidhje me sasinë e drogës së kapur në Itali. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com