
Disa komandantë të batalionit ukrainas Azov, të cilët u dorëzuan në Mariupol, janë dërguar në qendrën e paraburgimit Lefortovo në Moskë.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Ruse e Lajmeve "Tass", duke cituar një burim në forcat e sigurisë, pa specifikuar identitetin e të arrestuarve.
Më parë ishte zbuluar se zëvendëskomandanti i Azov, Svyatoslav Palamar, i quajtur "Kalina2, dhe komandanti i Brigadës së 36-të të Marinës ukrainase, Sergey Volynsky (" Volyn "), ishin transferuar në Rusi.
Më shumë se një mijë ushtarë ukrainas të kapur në Mariupol janë transferuar në Rusi dhe një pjesë tjetër e të burgosurve ukrainas duhet të sillen së shpejti në Federatë, shtoi burimi Tass, duke argumentuar se mund të ketë më shumë se 100 në Moskë , duke përfshirë mercenarë të huaj që u dorëzua në Azovstal.
Lajmi kryesor:
Zelensky: Nuk do t'ia japim jugun askujt! Mediat ruse: Komandantët e Azov po dërgohen në burg në Moskë! Lavrov: SHBA dëshiron të heshtë Rusinë, por do të dështojë










