Pasi reperja kosovare Loredana Zefi u bë pjesë e skandalit të zhvatejs së 700.000 frangave nga çifti zviceran, mediat atje janë duke nxjerrë detaje për jetën e saj.
Së fundmi, një prej tyre ka bërë një sondazh duke pyetur njerëzit në rrugë me një pyetje të thjeshtë: “A e njihni Loredanën?”. Përgjigjet kanë qenë nga më të ndryshmet, megjithatë shumica nuk e njihte fare atë, pavarësisht se ajo ka lindur dhe është rritur në Emmenbrücke.
Kjo nuk mbyllet me kaq, pasi “Nau.ch” ka vazhduar ta thumbojë atë duke vendosur titullin e artikullit “Reperja Loredana është një fantazmë në Emmenbrücke”. Nga ana tjetër këngët e reperes kanë shumë klikime në ‘Youtube’, por me sa duket fansat e saj nuk janë nga vendin ku banon.