Megi Pojani denoncon ngacmimin seksual të një pronari televizioni: Ishte shumë i pështirë! Më shkroi në mesnatë! Mjafton të më thuash Po, e unë vij

Megi Pojani denoncon ngacmimin seksual të një pronari televizioni: Ishte shumë i pështirë! Më shkroi në mesnatë! Mjafton të më thuash Po, e unë vij

Aktorja dhe prezantuesja Megi Pojani denoncoi një rast të ngacmimit seksual me një pronar televizioni në Shqipëri.

Në episodin e saj, ‘MeKast’, nga Megi Pojani dhe dy motrat e saj teksa po trajtonin temën e ngacmimit seksual ndau me publikun një rast personal, kur një pronar televizioni thotë se e kishte ngacmuar dhe i kishte kërkuar në mënyrë intensive që të takoheshin për darkë, pas një interviste pune që ajo kishte dhënë në televizionin e tij. Aktorja nuk tregoi emra në rrëfimin e saj.

Para pak kohësh kam bërë një intervistë në një televizion tjetër dhe më shkruan në IG pronari i televizionit, emër shumë i njohur. Unë akoma e ndjej sikur jam 15 vjeç dhe më duhet t’i respektoj dhe të jem e sjellshme ndaj një personi që ka ndërtuar disa gjëra.

Më shkruan dhe më thotë se stafi të do shumë, intervista ishte shumë e bukur, do doja të të takoja. I thash faleminderit dhe kaq. Për një muaj ai më shkruante çdo ditë dhe më kërkonte që të takoheshim.

Në asnjë moment nuk mendova se po më ngacmonte. Ajo që po më bezdiste ishte që më kërkonte darkë, sepse unë darkat në një takim pune, mbi të gjitha me një burrë, nuk i preferoj. Mes rreshtash shkruante herë pas here për punë. Nuk kisha diçka në dorë dhe thash pse mos ta takosh dhe ta humbësh si mundësi, dhe i them ta takoj për drekë. Ishte takimi më i çuditshëm që kisha pasur në jetë.  Ai më fliste vetëm për pushtetin e tij, sa para bënte te ky projekt, sa gjeneronte tek kjo gjë. Në një moment nuk po kontrollohej më. Ai po bënte premtime të jashtëzakonshme dhe ishte ofertë shumë tunduese.

Përsa kohë flisja për punë ai tentonte të largohej nga puna. Ishim në drekë e më thoshte a dalim për darkë. Gjatë takimit ai më pyeste nëse do dilnim për darkë atë natë dhe unë për ta hequr qafe i thash që do shkoja në Korçë me shoqet e mia. E gënjeva se po më ngjitej shumë.  

Pasi mbaruan drekën, ai ishte shumë i pështirë me mimikat që bënte dhe ishte shumë tendencioz, dhe kur u largova nga restoranti, ai më shkruan një hartim në telefon si adoleshent ku më tregonte sa mirë kishte kaluar me mua dhe që donte të më takonte prapë. Se ishim kënaqur bashkë. Dreka më mjaftoi të kuptoja qëllimin. Nuk i ktheva përgjigje. Më shkroi sërish në 12:00 të darkës. Megi a je në Korçë? Po!  Ai më tha sa inat më vjen do të doja që ishim bashkë për darkë. Mjafton të më thuash hajde, e unë do vij!” tregoi Megi Pojani.

Kujtojmë se edhe një ndër protagonist e Big Brother Vip në Shqipëri, aktorja shqiptare Egla Ceno, bëri një deklaratë të fortë ku tha se Saimir Kodra i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja