Alimehmeti në Report Tv: COVID-19 do të jetë gjithmonë me ne! Gushti muaji më i keq i pandemisë (VIDEO)

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë për Report Tv ka bërë të ditur se njerëzit duhet të përshtaten me idenë se COVID-19 do të jetë gjithmonë prezent mes nesh dhe nuk do të zhduket. Alimehmeti u shpreh se virusi është zbutur dhe ka pësuar mutacione duke shkuar drejt një zbutje klinike të efekteve që jep tek njeri, por mbetet për t'u parë nëse në të ardhmen do të shfaqet si një grip i thjeshtë dhe do të marrë trajtimin e duhur apo do të shfaqet si diçka më e rëndë. Ndërsa nga fillimi i pandemisë e deri më sot, gushti ishte muaji më i keq për numrin e të infektuarve, viktimave dhe shtrimeve në spital.

" Gushti ka qene deri me sot më i keq, në shtator presim një lloj përmirësimi. Kur një virus hyn në një popullatë të re ka një tendencë të përshtatet dhe nuk do të vrasë vartësin e  saj. Ky virus bën mutacione më të ngadalte nga sa pritej nga një virus, dhe po shkon drejt një zbutje klinike të simptomave që jep për njeriun. Ky është një virus që do të jetë gjithmonë me ne, duket si fjalë  e keqe por vetë virusi do të fillojë të përshtatet dhe do të dalin trajtime e vaksina. Nuk duket se ky virus do të zhduket. Mbetet për t'u parë se do të vijë si një version gripi apo në forma më agresive. Ai do të jetë edhe për dy vite mjaft prezent, të paktën në 2020-2021 do ta kemi nëpër këmbë", tha Alimehmeti.

Në lidhje me vaksinimin e popullsisë për gripin gjatë sezonit vjeshtë-dimër në mënyrë që të mbrohen spitalet nga mbingarkesa prej gripit dhe koronavirusit, Alimehmeti tha se vendi ka porositur një sasi të madhe vaksinash rreth 400 mijë që janë të mjaftueshme për shqiptarët, pasi shtresa e rrezikuar ne vend shkon në 400-500 mijë. Alimehmeti tha se vaksina e gripit do të ndihmojë shumë që të mos ketë mbingarkesë tek spitalet por dhe që njerëzit të kalojnë më lehtë covid-19. Ai tha se në vend janë 513 shtretër të dedikuar për COVID-19 por që aktualisht të gjithë peshën po e mbajnë covid 1 dhe covid 2 edhe pse të tejmbushur, ku ende nuk është parë e arsyeshme  të hapen covid 3 dhe 4 dhe as spitalet rajonale në trajtimin të prekurve me koronavirus.

"Vaksina e gripit nuk ndikon negativisht tek COVID, përkundrazi një studim ka zbuluar se vaksina e gripit ishte pozitive dhe ul shtrimet dhe vdekjet në spital tek ata që e kishin bërë. Vaksina jo që nuk është negative por edhe ndihmonte. Masat që duhet të merren janë po të njëjtat, distanca, mbajtja e maskës dhe higjiena. Me masat që morën në pranverë për COVID u ulën dhe sëmundjet e tjera respiratore, e njëjta gjë ndodhi edhe me gripin. Vaksina do të jetë për moshën e madhe, ata që kanë shumë sëmundje, fëmijët dhe personelin mjekësor dhe në Shqipëri deri në muajin nëntor pritet të vijnë 400 mijë vaksina të mjaftueshme për popullatën tonë dhe grupi i riskuar nuk shkon më shumë se  400-500 mijë vetë. Ne kemi rreth 530 shtretër të dedikuar ndaj covid dhe ende nuk janë futur në lojë as COVID 3 dhe 4 dhe as spitalet rajonale. Të gjithë peshën po e mbajnë COVID 1 dhe 2 edhe pse janë të tejmbushur", tha Alimehmeti

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 07/09/2020 17:40

    La la la lalalalalala la la lala llalallalalalallalalallalal la la la la la lalala lalala

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja