TIRANË- Landfilli i Sharrës ka hyrë në një epokë të re! Nga një aktivitet i cili ishte “armik” i natyrës, një njollë e zezë e kryeqytetit, prej dy vitesh shoqëria koncesionare për menaxhimin e mbetjeve, “Integrated Energy” e ka shndërruar atë në aleatin kryesor të mjedisit!
Suksesi lidhet ngushtësisht me ndërthurjen e teknologjisë së fjalës më të fundit dhe e natyrës, shkrirjes në një duke e bërë këtë landfill një hapësirë të gjelbër, ku janë mbjellë plot 20 mijë pemë, mes tyre 10 mijë plepa, 500 fidanishte, e ndërsa është planifikuar që kjo shifër të arrijë deri në 40 mijë rrënjë. Kanë mbetur shumë pak gjurmë nga ai i dikurshmi, vetëm disa metra të rrethuara, të cilat edhe ato shumë shpejt me projektin e ri që po vihet në zbatim, do t’i përkasin thjeshtë të kaluarës.
Gjelbërimi në hyrje të landfillit të Sharrës
Në këtë hapësirë prej 120 ha kryehet depozitimi dhe menaxhimi konform të gjitha standardeve europiane i mbetjeve urbane për qarkun e Tiranës, që janë 30% e total të gjithë vendit. Ky proces realizohet nëpërmjet tri fazave. Fillimisht, mbeturinat depozitohen aty dhe ngjeshen nëpërmjet mjeteve specifike (buldozer, kompaktor) dhe kapsulohen. Më pas kur zona që kultivohet me mbetje arrin në nivelin e duhur, bëhet mbulimi me dhè dhe instalohen puset e biogazit. Këto puse shërbejnë për eliminimin e gazrave që krijohen nga dekompozimi i mbetjeve dhe ndalojnë çlirimin e tyre në atmosferë. Që do të thotë, e gjithë kjo përkthehet në më pak dëm në mjedis, ose e thënë më thjeshtë është e barabartë me aq ndotje sa shkakton një makinë.
Momente i depozitimit të mbetjeve në Landfillin e Sharrës nga kompanitë
Momente i depozitimit të mbetjeve në Landfillin e Sharrës nga kompanitë
Pas depozitimit të mbetjeve, kamionët lahen përpara se të zbresin në rrugët e Tiranës
Po çfarë është kapsulimi dhe rëndësia që ka ky si proces? Për asgjësimin e mbetjeve dhe kthimin e Sharrës në zonë të gjelbëruar po përdoren shtresa gjeokompozit (për kapjen e biogazit), një shtresë HDPE (high density polyethylene) polietilen me densitet të lartë dhe një shtresë gjeokompozit për ujrat e shiut. Pas këtyre proceseve në landfillin e Sharrës (në sipërfaqet ku puna ka përfunduar) është realizuar mbyllja finale që njihet si kapsulimi i Landfillit të Sharrës. Mbyllja bëhet hermetike, mbushet me dhè vegjetativ dhe në fund mbillet me pemë.
Procesi i kapsulimit të mbetjeve
Shtresat e kapsulimit të mbetjeve
Çdo ditë asgjësohen mesatarisht 700 ton mbetje, të cilat kapsulohen me metodat më bashkëkohore, njësoj si të gjitha vendet e Europës, por me një ndryshim thelbësor: Landfilli i Sharrës ka çmimin më të ulët, 29 euro për ton.
Nëse në hyrje nuk do të qëndronte një tabelë e madhe ku shkruhet “Integrated Energy. BV.SPV Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë”, do të ishte e vështirë për ta dalluar se bëhet fjalë për një landfill ku grumbullohen mbeturinat e qytetit. Në këtë hapësirë, bashkëjetojnë pulat, kuajt, lepujt, patat e egra, kaprollët, deshët, tri liqene që përtej funksionit primar që kanë për plotësuar nevojat e kompanisë me ujë, plotësojnë pamjen e një parku të gjelbër, i cili në përfundimin e këtij projekti prej 9 fazash (aktualisht është faza II), do të bëhet i aksesueshëm edhe për qytetarët.
Pulëbardhat në një nga tre liqenet në Landfillin e Sharrës
Në Landfillin e Sharrës gjenden edhe kaproj
COVID-19 ngadalësoi ritmin e jetës së njerëzve, por rriti konsumin e përditshëm, e për rrjedhojë më shumë mbetje. Ndryshe nga shumë sektorë, ku puna ndali, në landfillin e Sharrës, vijoi me kapacitet të plotë, por duke respektuar rigorozisht protokollin e sigurisë. Punëtorët duke qenë fokusi kryesor i kësaj kompanie, u pajisën me maska dhe doreza, duke respektuar dhe distancën e sigurisë të favorizuar dhe nga ambienti. Tregues i fortë se fokusi i kësaj kompanie janë punonjësit është fakti se nuk është zhvlerësuar puna e tyre, pavarësisht fjalës së fundit të teknologjisë që “Integrated Energy” ka adaptuar, përfshirë këtu edhe iceneratorët.
Hapja e dy landfilleve të reja
Jo larg vëmendjes së tyre janë banorët e Sharrës. Dhe për ta konkretizuar me një shembull këtë marrëdhënie mjafton të përmendin që një pjesë e konsiderueshme punonjësve banojnë aty pranë. Gjithashtu, ndonëse në pamje të parë duket një gjest i vogël, ia vlen për të përmendur që edhe jonxha që është mbjellë u shpërndahet banorëve.
Disa nga punonjësit që merren me ruajtjen se hapësirës së gjelbër
Gjithë kjo panoramë e përshkruar për ndryshimin që ka pësuar landfilli i Sharrës përgjatë këtyre dy viteve për kompaninë “Integrated Energy” janë frytet fazave të para të projektit të tyre, i cili më tej parashikon një transformim edhe më madh të të gjithë kësaj hapësire që ndryshe quhet edhe si “mëlçia” e Tiranës.
mbillni peme tjera si bliri, bungu,panja apo akacie dhe jo plepa. plepi eshte peme pa kurore ska jetegjatesi dhe i demshem per alergjiket.
Përgjigju