Memaliaj-Kurvelesh-Tepelenë, kapen
690 kg kanabis, arrestohen 3 persona
 

Policia e Tepelenës ka sekuestruar një sasi prej 520 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në dy operacione të ndryshme.

Konkretisht, në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh në një objekt të braktisur u kap në flagrancë shtetasi Astrit Selmani, 34 vjeç, banues në Borsh, Sarandë.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar dhe 180 kg lëndë narkotike në proces tharje.

ndërkohë nga një operacion i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u konstatuan bimë narkotike në proces tharje.

Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike kanabis sativa në proces tharjeje si dhe bimë të kultivuara. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të lëndës narkotike.

Ndërkohë, në dy fshatra të Memaliajt, Matohasanaj dhe Zhapokikë, pas një operacioni të policisë janë sekuestruar rreth 170 kg lëndë narkotike dhe dy armë zjarri. 

Si rezultat i operacionit në fshatin, Matohasanaj, Njësia administrative Lops, në pjesën malore të fshatit, në një stallë u kap në flagrancë shtetasi Adhurim Harizi, 35 vjeç, banues në Matohasanaj, Tepelenë.

Nga kontrolli i ushtruar në stallë u gjetën 50 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar dhe rreth 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje.

Gjithashtu në fshatin Zhapokikë, në pjesën malore të fshatit u gjetën në 6 thasë 60 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe në afërsi të lëndës narkotike u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një automatik dhe një pushkë 10.

Nga Shërbimet e Policisë u bë shpallja në kërkim e dy vëllezërve E.H dhe R.H. 


[gallery]19226[/gallery]

Redaksia Online
(d.b-l.q/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Kufizimi i qarkullimit të makinave sipas targave/ Athina e bën prej 35 vjetësh, është dhe një nga kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin

Kufizimi i qarkullimit të makinave sipas targave/ Athina e bën prej 35 vjetësh, është dhe një nga kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin