Menaxheri i futbollit: Ka lojtarë shqiptarë që vlejnë 1 mln euro

Pak ditë më parë, talenti i futbollit shqiptar Kristal Abazaj u shit tek ekipi i Anderlecht në Belgjikë për 750 mijë euro, një shifër rekord për një lojtar shqiptar nga Kategoria Superiore. Ndërkohë, talentë të tjerë janë gati të shiten në kampionatet prestigjoze evropiane, madje duke u lakuar shifra deri në 1 milionë euro.

Por a ka talentë shqiptarë futbolli ynë që vlejnë në këto shifra? Përgjigjen e jep menaxheri shqiptar Andi Matraxhiu, që sapo ka realizuar transferimin e Elis Bakajt në kampionatin bjellorus. 

“Ka futbollistë, por është klubi që mirëmban këto ‘gonxhe’ që duhet të çelin dhe më pas të lulëzojnë. Historia e Gurit ka një ‘pengesë’ të vogël, pasi Kukësi për këtë vit ende nuk ka performuar në kupat e Europës. Mendoj se klubi i Kukësit nuk duhet të nxitohet, pasi përballë ka një pasarelë të tillë si Europa League apo në Champions League ku ata mund të marrin pjesë.

Pas kësaj edhe kartoni i lojtarit do të rritet akoma më shumë. Mendoj se Kukësi duhet të jetë i duruar, siç po tregon në këto momente, duke lënë mënjanë ofertat nga Azia, madje më pëlqen edhe iniciativa e lojtarit që kërkon të jetë në një klub në Europë” .

Andi Matraxhiu, menaxher futbolli

Menaxheri Matraxhiu jep një këshillë për klubet, që mos nxitohen në shitjen e menjëhershme të talentëve dhe të kujdesen që ata të rriten. Gjithashtu, ai thotë se edhe federata duhet të ketë rolin e vet. 

“Federata mund të ndjekë politika për talentët, duke ua vënë si prioritet trajnerëve të ekipeve kombëtare, megjithatë është trajneri i plotfuqishëm që vendos në fund. Por gjithsesi, një lloj politike shtytëse federata mund ta bëjë”. 

Andi Matraxhiu, menaxher futbolli

Rekordin nga kampionati shqiptar drejt kampionateve evropiane e mban nigeriani Olainka, i cili u shit nga Skënderbeu për te Gent në Belgjikë për shifrën e 1.2 milionë eurove, ndërsa më pas vjen Liridon Latifi me 1 milionë euro, kur u shit në Hungari.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli