Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të mirënjohura shqiptare. Kudo që ftohet, në klube të ndryshme, Aurela i mahnit fansat me vokalin e saj të fuqishëm. Këtë rradhë këngëtarja ka dhënë një performancë në qytetin bregdetar të Sarandës. Pak çaste më parë, djali i njohur si menaxheri i shumë vip-ave shqiptarë, Xhani Demika ka publikuar një foto me Aurelën duke e cilësuar si një tërmet 7 ballësh.
“Termeti 7 balle @aurelagaceofficial goditi Saranden,”- shkruan Xhani krahas fotos. E gjithë kjo shprehje e ka pikënisjen në tekstin e këngës “Origjinale”, të publikuar nga Gaçe rreth 8 vite më parë, por që ende ndez atmosferën mes spektatorëve.