Menaxhimi nga privati, Auron Tare: UNESCO mund të fusë Butrintin në listën e pasurive botërore të rrezikuara

Menaxhimi nga privati, Auron Tare: UNESCO mund të fusë Butrintin në listën e pasurive botërore të rrezikuara

Butrinti

Sipas Agjensisë së lajmeve AFP, Komiteti i Pasurive Botërore në Unesco ka propozuar për të vendosur sitin e famshëm të Stonehange në Angli në Listën Botërore të rrezikuar. Kjo pasi Qeveria Angleze kërkon të zhvillojë një projekt i cili do të dëmtojë autenticitetin e zonës së shpallur Pasuri Botërore.

Modeli i Stoneheng është në fakt Modeli i prezantuar në publik nga ish Ministrja e Kulturës Kumbaro si një model ku ajo dhe AADF kishin bazuar Manaxhimin e Butrintit me fondacion privat.

Ky model u rimor edhe nga pasuesja e saj Margariti dhe në disa dalje publike ajo e mbrojti fort këtë Model unik sipas saj edhe pse nuk e kishte vizituar asnjë herë Stonehenge. Të njëjtën qëndrim mbajti publikisht edhe kreu i AADF z Michael Granof i cili u shpreh se Stonehenge është një prej modeleve ku plani i Manaxhimi i financuar nga AADF ishte bazuar për Butrintin.

Me sa duket si Znj Kumbaro si Michael Granof dhe si Znj. Margariti me modelin e Stoneheng po krijojnë të njëjtën problematikë edhe me Butrintin. Komiteti Botëror i Pasurive në Unesco mund të rekomandojë vendosjen e Butrinti në listën e Pasurive në Rrezik një vendim ky i marrë nga Unesco në 1997-të si pasojë e shpartallimit të Shtetit Shqiptar./ Marrë nga Facebook

G.K/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë