Ngjan si këshillat nga ato librat e mendimit pozitiv, të cilat me bollëk mund të gjenden tek librashitësit ambulantë në bulevardin “Nënë Tereza”:
Duhet ta kesh gjithmonë parasysh atë që e dëshiron dhe, një ditë, ajo do të bëhet vërtet realitet.
Në rastin e Ramush Haradinajt kjo tashmë gati se është e sigurt se do të dalë plotësisht e vërtetë: ka gati dy vjet qëkur, pas një mandati që ia pat ndërprerë në gjysmë Haga, ai e shpreh pa pushuar publikisht dëshirën për të qenë sërish kryeministër.
Ky synim i tij, në një mundësi që rasti ia solli në një kombinim ndër më të pabesueshmit të rrethanave, mund të përmbushet sivjet. Pos nëse ndodh, e s’do të duhej të ndodhë, që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Çfarë mund të jetë Ramush Haradinaj si kryeministër?
Ka nevojë për një digresion këtu. Në këtë kohë, derisa ende nuk është krejtësisht e qartë se nëpër çfarë labirintesh procedurale do të duhet kalojë tranzicioni i pushtetit si përfundim i zgjedhjeve të qershorit dhe pavarësisht se opozita e deridjeshme kosovare është larg të qenit ajo që duhet të jetë - tash megjithatë s’është koha për kritika ndaj saj. Pushteti i kaluar e ka shndërruar këtë vend në pronë të një partie, prandaj kemi ardhur në situatë që kushdo që mund t’ia zërë vendin, të pritet krahëhapur.
Tonet e ashpra kritike, pra, ndaj partive që tashmë u bashkuan në një Bllok e të cilat pritet ta formojnë edhe Qeverinë, mund të arsyetohen ndoshta vetëm me frikën e natyrshme njerëzore para së panjohurës; në të kundërtën janë vetëm qëllimkëqija, apo bëhen për përfitime të ulëta.
Duhet thënë edhe se ka edhe një motiv subjektiv në këtë tekst. Kur Ramush Haradinaj qe kthyer për herë të dytë nga Haga, Kosova ishte e tronditur dhe e neveritur nga afera e ashtuquajtur “Pronto”. Publikimi në mediet elektronike i regjistrimeve të bisedave telefonike të disave nga njerëzit më të pushtetshëm të këtij vendi, jo vetëm që i nxirrte ata arrogantë e të paskrupullt, gjëra që pak a shumë diheshin edhe nga veprimet e tyre publike, por edhe me shije tepër të ulët e bizare.
Gjëja me e frikshme ishte se ata, edhe si të tillë, mund të bënin gjumin rehat, pasi që opozita nuk ishte kurrfare. Ishte e arsyeshme, prandaj, që “djali i fortë i Dukagjinit” të ngjallë sado pak entuziazëm se megjithatë dikush mund t’u dalë përpara rrjedhave aq negative.
Por, Ramushi bëri hapa të gabuar që në start: u rreshtua në krah të Hashim Thaçit. Ndonëse zgjedhjet lokale në nëntorin e vitit të kaluar elektorati tregoi se po jep votë për ndryshime, megjithatë debakli i AAK-së në këto zgjedhje s’ka se si të mos jetë tregues se qytetarët nuk e kishin harruar gabimin katastrofal të liderit të saj.
Edhe tash, me rastin e krijimit të Bllokut të ri Parlamentar, Ramush Haradinajt iu lëshua pe, duke e nominuar për kryeministër, ndonëse rezultati zgjedhor i partisë së tij i jepte peshë më modeste. Sigurisht, duke mos e hequr sysh asnjëherë qëllimin e tij, kushti i tij ka qenë o kaq, o hiç.
Hiç të kaluarën e tij, thënë më së buti kontroverse në periudhën menjëherë paslufte, ai nuk mund të lëvdohet shumë as më njëqind ditët sa ishte kryeministër para se të shkonte në Hagë. Atë kohë administrator i Kosovës ishte danezi, Søren Jessen-Petersen, sigurisht ndër njerëzit me të qytetëruar që kanë shkelur në këtë vend, ndaj edhe qeverisja e Haradinajt është zhvilluar nën hijen e tij.
Përkundër të gjithave, besoj se duhet besuar në Ramush Haradinajn. Ai gjithmonë ka lënë përshtypje sikur po e pret rastin e mirë që të përpiqet të bëjë gjëra të mira. Fundja, duhet shpresuar se edhe shoqëria kosovare po piqet në dështime të njëpasnjëshme dhe këtë herë do të tregojë ndjeshmëri të hollë për të mos lejuar jo vetëm veprime si të pushtetit të deritashëm, por as diçka që vetëm mund t’u ngjajë sjelljeve të tilla. Ramush Haradinaj ka qenë në mjaft situata që ta ketë kuptuar këtë tashmë.
/Shqiptarja.com