Mendojmë se na bëjnë të ndihemi më mirë, por nuk është e vërtetë! Ja 5 gënjeshtrat që na pëlqen t’i besojmë

Mendojmë se na bëjnë të ndihemi më mirë, por nuk është e vërtetë! Ja 5 gënjeshtrat që na pëlqen t’i besojmë

Foto ilustruese

Sado të papranueshme, të qortueshme dhe të ndaluara të jenë në raporte të caktuara miqësore, dashurore apo familjare, gënjeshtrat nuk pushojnë kurrë së ekzistuari.

Shumë gënjeshtra thyejnë kufijtë e sinqeritetit për të mos goditur me një vrazhdësi çarmatosëse dhe arrogancë të vërtetën që duhet thënë.

Në jetën tonë ne gënjejmë, na gënjejnë, mashtrohemi dhe mashtrojmë, biem pre e manipulimeve dhe konvertohemi herë pas here në manipulatorë.

Është e ditur që gënjeshtrat priren të jenë një mbulim i së vërtetës, një manipulim i çastit ose i mirë menduar për të arritur në një qëllim te caktuar ose thjeshtë disa persona e kanë kthyer në një ves.

Por ajo që vlen të theksohet është se jo të gjitha gënjeshtrat i kanë këto karakteristika dhe dis atë tjera i kanë plotësisht.

Janë pikërisht këto të fundit që ne i tregojmë ose që na thonë dhe që na pëlqen t’i besojmë, sepse ato përshtaten më mirë me dëshirat tona ose na lejojnë të shohim një botë sipas syve dhe këndvështrimit tonë.

Në fakt, shumë herë ne e dimë se diçka nuk është e vërtetë, megjithatë përpiqemi shumë ta besojmë atë edhe kur na vërtetohet falsiteti i saj.

1. Një nga gënjeshtrat më klasike: nëse shpërtheni në zemërim, do të ndiheni të lehtësuar

Kjo është një teori klishe shumë  e përhapur, e cila shprehet se ndjenja e zemërimit helmon dhe se mënyra më e mirë për ta shmangur atë është ta lëmë të shpërthejë. Kjo është absolutisht absurde. Zemërimi është i varur dhe manifestimi i tij do ju bëjë pjesë e një situate te pakontrolluar që vazhdon të ushqejë të njëjtat sjellje, duke u bërë kështu një grumbull negativiteti.

Kjo do të thotë që nëse nuk mësoni të kontrolloni shpërthimet e zemërimit, do të keni gjithnjë e më shumë gjasa t’i keni ato, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e vetëkontrollit. Zemërimi çlirohet duke u relaksuar, duke mos e shfaqur në mënyrë të pakontrolluar në një mjedis të ndjeshëm dhe të prirur për vuajtje

2. Vetëvlerësimi i shëndetshëm siguron sukses

Vetëvlerësimi është një nga elementët kyç që ndikon në sjelljen tonë, kjo për faktin se një person që është në rregull me idetë për veten e tij nuk mund të ndikohet nga negativiteti i askujt dhe as nuk mund të ndihet i pasigurt për veten e tij.

Dihet se ata që kanë një mendim të mirë për veten vuajnë më pak në situata sociale dhe harxhojnë më pak energji për ankthet e kota.

Megjithatë, të kesh një vetëvlerësim të shëndetshëm nuk siguron sukses, ashtu siç të kesh vetëvlerësim të ulët nuk çon domosdoshmërisht në dështim. Historia është e mbushur me shembuj të burrave dhe grave të shkëlqyera që gjithmonë dyshonin në vetvete, por megjithatë u treguan të aftë për gjëra të mëdha.

3. Ishte apo nuk ishte “dashuria e jetës sime”?

Dashuria për jetën është një nga mitet e shumta që të gjithë duan të besojnë. Është një nga ato gënjeshtra që qetësojnë, e cila kontribuon në një vizion të rremë të sferës së marrëdhënieve. Por nuk është e vërtetë se ka një dashuri që përshtatet në mënyrë të përsosur me personalitetin tonë dhe që për rrjedhojë është ajo e “jetës”.

Çdo zgjedhje presupozon një sërë heqjesh dorë. Kur zgjidhni një punë, hiqni dorë nga aktivitete të tjera që mund të kenë qenë po aq fitimprurëse për ju. Nëse zgjidhni një partner përgjithmonë, po hiqni dorë nga shumë njerëz të tjerë me të cilët mund të kishit qenë të lumtur, madje edhe më të lumtur, sesa personi që keni zgjedhur.

4. Mund të merrni gjithçka që dëshironi

Realiteti është se ne nuk mund të arrijmë gjithmonë atë që duam, madje as duke bërë të gjitha përpjekjet dhe duke i kushtuar gjithë kohën tonë. Mund të dëshirojmë diçka me gjithë zemër dhe të punojmë pa u lodhur për ta arritur atë, por jo gjithmonë do t’ia dalim.

Ndonjëherë vendosim qëllime të gabuara për veten tonë, vendosim qëllime që është e pamundur të arrihen. Ne nuk mund dhe nuk do të kthehemi kurrë pas aq sa duam në kohë. Nëse tani jeni në moshë të avancuar dhe nuk keni praktikuar kurrë një sport të caktuar, nuk do të mund të fitoni kurrë medaljen olimpike në atë disiplinë. Ky është thjesht realiteti i fakteve.

5. Çdo gjë ka një arsye të të ekzistuarit

Për një shoqëri racionale, është e vështirë të pranosh ekzistencën e pyetjeve që nuk kanë përgjigje ose realiteteve që janë të vështira për t’u shpjeguar. Të thuash se “çdo gjë ka një arsye për të qenë” është një nga gënjeshtrat më të zakonshme, që të jep ndjenjën se realiteti ka një logjikë, se është i kontrollueshëm dhe i shpjegueshëm në mënyrë të përkryer.

E vërteta është se arsyeja e të qenurit, ose ndjenja e gjërave, është një koncept që secili prej nesh mund ta zbatojë bazuar në ndjenjat dhe besimet tona. Asgjë nuk ka arsye të ekzistojë ashtu siç është: janë njerëzit dhe kulturat që krijojnë shkaqe ose shpjegime për atë që ndodh, në përputhje me dëshirat e tyre ose me parimet të cilave ata ia besojnë.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër