‘Merci Paris’, ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike! Tom Cruise 'zbret nga qielli' për flamurin

‘Merci Paris’, ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike! Tom Cruise 'zbret nga qielli' për flamurin

Ceremonia e mbylljes së 'Paris 2024'

PARIS -Yjet e sportit, ekranit dhe muzikës u bashkuan në ceremoninë e mbylljes së 'Paris 2024' për t'i dhënë fund Lojërave të 33-ta Olimpike. Aktori Tom Cruise zbriti nga çatia e 'Stade de France' për të mbledhur flamurin olimpik si pjesë e dorëzimit në qytetin amerikan të Los Anxhelosit, i cili do të presë Lojërat e ardhshme në 2028.

Red Hot Chili Peppers, Billie Eilish, Snoop Dogg dhe Dr Dre më pas performuan në Venice Beach si pjesë e një spektakli të mbushur me yje për të përfunduar ceremoninë.

Më pas, përfaqësuesit e të gjitha shteteve pjesëmarrëse parakaluan me flamujt kombëtar, ku për Shqipërinë ai që mbante flamurin kuqezi ishte mundësi Islam Dudaev, fitues i medaljes së bronztë në mundje, së bashku me Chermen Valiev. Për Kosovën flamurin e mbanin atletja Gresa Bakraçi dhe notari Adell Shabovic.

Flamuri kuqezi në Paris

Pas parakalimit të sportistëve me flamuj ishte radha e sportistëve të tjerë që të hynin në fushë, ku ishte pozicionuar një skenë në formën e kontinenteve. Në fund nuk mungoi spektakli i fishekzjarreve.

Aktori Tom Cruise zbriti nga çatia e stadiumit për të mbledhur flamurin Olimpik, përpara se të nisej me një motoçikletë për të filluar udhëtimin e tij përtej Atlantikut

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)