Nëse frikëshohesh nga merimangat ose kllounët, kjo është fotoja në të cilën kjo krijesë nuk mund të jetë më e frikshme edhe nëse përpiqet.
Merimanga ngjyrë jeshile e çelët ka një ngjashmëri gati njëlloj me kllounin e frikshëm të filmit horror Stephen King të viteve ’90. Merimanga është fotografuar nga ukrainasi Igor Ryabov.
“Për mua është hera e parë që vë re një merimangë të tillë të rrallë. Jam duke i rënë qark vendit që ta gjej sërish, por është e pamundur.”
‘“Pasi shkrepa foton dhe i hodha një shikim, m’u duk si një klloun i mërzitur. Më pas e pashë në kompjuter dhe m’u duk si një pikturë e bërë me dorë, ku evidentova edhe ngjashmërinë me kllounin që shihni në foto," - shtoi ai.

(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com