Për shumicën njerëzve merimangat janë të frikshme dhe të neveritshme, e megjithatë janë të shumtë vizitorët të cilët joshen për t’i vizituar në Muzeun Historik të Natyrës në një ekspozitë të veçantë të quajtur “Merimanga të gjalla”.
Në muze janë shfaqur 20 krijesa të ndryshme merimangash dhe akrepash të gjallë, ku vizitorët mund të afrohen pranë vejushës së zezë, tarentulës dhe merimangës endëse, bashkë me shumë specie të tjera.
Kujdestari i këtij departamenti të muzeut tregon se merimangat janë ndër krijesat më të keqkuptuara nga njerëzit, pasi ato shihen si të rrezikshme dhe të frikshme, gjë që është krejt e kundërta. Merimangat nuk kanë asgjë për t’u trembur pasi ato vërtet ecin shpejt, por nuk ecin dot për shumë gjatë dhe ndonëse duken pak të frikshme, ata nuk përbëjnë asnjë rrezik për njeriun pasi shumica e pickimit të tyre nuk mund as të depërtojnë në lëkurën e njeriut. Për më tepër helmi që përmbajnë shumica, nuk ka asnjë lloj efekti tek njerëzit.
Sipas kujdestarit dhe studiuesit të merimangave ato jo vetëm janë të padëmshme por janë dhe shumë të nevojshme për jetën e njerëzve. Njësoj si bleta e cila ndihmon në pllenimin e luleve dhe pa të cilat njeriu nuk do të mund të siguronte ushqim, ashtu dhe merimangat ndihmojnë në pastrimin e natyrës nga insektet e dëmshme të cilat do të ishin një rrezik për jetesën e njerëzve.
Shkencëtarët mendojnë se nga 44 500 merimangat e identifikuara njihen vetëm gjysma e specieve që ekzistojnë në të gjithë planetin.
Bazuar në të dhënat e muzeut një merimangë mund të konsumojnë mbi 40 kilogram insekte në vit. Por mos ngatërroni merimangat me insektet, ato i përkasin klasës së Arachnida-ve në llojin e kafshëve jovertebrore, si akrepat, parazitët dhe krijesa të tjera të këtij lloji.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com