/ATSH-ANSA/ - Stili super i thatë, veshjet e prera të gjitha njësoj, por sidoqoftë përherë gruaja më e fuqishme e botës me një të kaluar në Republikën Demokratike Gjermane, Angela Merkel nuk do të presë shumë për të parë veten e saj të klonuar në ekranin e kinemasë.
"Një film mbi jetën e kancelares do të jetë gati në vitin 2017, nga një produksion ndërkombëtar", thotë Walid Nakschbandi, drejtor i kompanisë televizive "Ave Gesellschaft", i grupit botues "Holzbrinck Publishig Group".
Nëse për emrin e aktores që do të luajë të ashtuquajturën "vajza e Kohlit" nuk është vendosur ende, skenarin e filmit do ta bëjë i famshmi Dirk Kurbjuweit.
"E njeh mjaft mirë kancelaren", thotë Nackschbandi.
"Biografia e Merkelit ka të gjithë përbërësit për t'u bërë një film i mirë", thotë Kurbjuweit, i cili ka shkruar dy libra për Merkelin.
"Ajo ka një biografi interesante. Ajo ka sharm dhe është e njohur në nivel botëror", shton ai.