Merkel: Qeveria gjermane rekomandim pozitiv për Shqipërinë për hapjen e negociatave

Kancelarja Angela Merkel deklaroi se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, por fjalën e fundit do ta thotë Bundestagu në datë 26 shtator. Kështu deklaroi Merkel pesë ditë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Berlin.

Kancelarja u pyet lidhur me opinionin e Francës dhe Holandës, që janë dy nga vendet skeptike për zgjerimin, por u përgjigj vetëm për Gjermaninë. “Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman.

Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim” deklaroi Merkel gjatë konferencës me kryeministren e Serbisë.

Të premten pas takimit me Angela Merkel, kryeministri Edi Rama tha se mori vlerësime pozitive dhe inkurajuese nga Gjermania sa si përket hapjes së negociatave me BE-në dhe mesazhi optimist është pikërisht rekomandimi pozitiv i qeverisë gjermane për Bundestagun.

Një tjetër mesazh inkurajues sot erdhi edhe nga kryetari i Komisionit parlamentar për monitorimin e zgjedhjeve në parlamentin gjerman Patrick Ernest Hermann Sensburg, i cili gjatë vizitës në Tiranë vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në luftën kundër krimit dhe korrupsionit duke kërkuar hapjen e negociatave. 

Por, sipas burimeve të DW në qarqet e grupit parlamentar CDU/CSU Bundestagu pritet që ti vendosë nëntë kushte Shqipërisë për hapjen e negociatave. Vendimi do të merret në mes të tetorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 18/09/2019 22:39

    PO MIRE GJERMANIA,,,,aleatja jone e perjetshme bashke me austrine,,,,QE KANE VENE DISA KUSHTE GJATE negociatave.,,por kemi kundershtime me armiqte shekullore te shqiperise te frances,,greqise,,...shqiperia prej ketyre shteteve ka vuajtur,,,mos harroni qe komisioneret franceze lane jashte shqiperise lumen,,dibren,,ne veri kur percaktuan kufijte e shqiperise ne 1913-1914...PO ashtu greqia luftonte fshat me fshat,,ne jug derisa vrane dhe komisionerin Italian telinin…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille