Mero Baze: 22 Marsi, dita kur PD mbriti në pushtet e vdekur

Mero Baze: 22 Marsi, dita kur PD mbriti në pushtet e vdekur

Ish kryeministri, Sali Berisha

Partia Demokratike ka fituar vetëm një herë në historinë e saj politike 32 vjeçare dhe ai është 22 Marsi i 1992. Madje më shumë se fitore e saj, ajo është një vendim i madh i shoqërisë shqiptare për të ndryshuar dhe për ti dhënë shanse një historie të re politike në Shqipëri.

Të mendosh se më 22 Mars shqiptarët votonin kundër një sistemi që mbante 45 vite në krye një njeri, dhe e zëvendësuan atë me një njeri që ka 32 vite në krye të asaj partie duke shkatërruar të gjitha arsyet përse shqiptarët e votuan atë më 22 Mars 1992.

Por në fakt aksidenti tragjik ishte se shqiptarët nuk arritën ti japin dot shans as PD dhe as dhe ndonjë klase të re politike, por i dhanë pa dashje shans Sali Berishës të kapte PD dhe ta përdorte për 32 vite radhazi. 

22 Marsi i 1992 është dita ku PD mbriti në pushtet e vdekur, si ata fëmijët që lindin me kordon në qafë. Ajo doli ne drite duke pasur në qafë një gurë të rënd, Sali Berishën, i cili do ta mbante gjithë jetën nën ujë për 32 vite.

Prej 22 Marsit ai nuk fitoi më kurrë. Në asnjë nga zgjedhjet e zhvilluara pas 22 Marsit 1992, Partia Demokratike nuk ka dal kurrë forcë e parë në vend. Ajo ka mundur ta marrë dhe rimarrë pushtetin, me koalicione, me grabitje zgjedhjesh të bojkotuara dhe forma të tjera, por kurrë më me zgjedhje të lira.

Për 32 vite Sali Berisha klonoi dhe përsëriti gjithë sëmundjet e komunizmit shqiptar . Ai u kthye në një monark të Partisë Demokratike duke vendosur aty pushtetin personal, dhe prej Shtatorit të vitit 1992 e vetmja punë që ka bërë në PD ka qenë nxjerrja e grupeve armiqësor edhe largimi i tyre nga PD, duke filluar me Aleancën Demokratike dhe duke përfunduar me Lulzim Bashën.

Ai imitoi Partinë e Punës në formë dhe përmbajtje. PD krijoi kulturën e saj linçuese ndaj armiqve të kryetarit, njësoj si Partia e Punës kulturën ndaj armiqve të Enver Hoxhës. 

Në Partinë Demokratike nuk ka rëndësi nëse je i majtë apo i djathtë, e rëndësishme është të jesh me Sali Berishën. Edhe kundërshtarët e Enver Hoxhës ishin të gjithë të majtë, madje dhe më komunst si ai, por anëtaret e PPSH i urrenin se i kishte deklasuar Enver Hoxha. 

Sejfulla Malshova, Koco Tashko, Liri Belishova Todi Lubonja, Kico Ngjela e dhjetëra të tjerë ishin të gjithë komunistë, por ende u mbahet mëri nga mbështetësit e Enver Hoxhës thjesht se ishin kundër tij.

E njëjta kulturë puniste është instaluar nga Sali Berisha në PD. Aty nuk ka rëndësi nëse ti je i djathtë, aty ka rëndësi vetëm nëse ti je me Sali Berishën. Kështu 32 vite pas, në atë parti urrehet më shumë Enkelejd Alibej, me origjinë familjare dhe formim të djathtë gati ekstrem, dhe adhurohet Ilir Meta që është idhulli i Sigurimit të Shtetit në Shqipëri, jo vetëm si bashkëpunëtor.

Ajo është tani një parti pa memorie, pa histori, dhe pa identitet, pasi gjithë figurat themeluese të saj janë përjashtuar, gjithë kontributorët në vite janë linçuar dhe të vetmit që mbijetojnë janë “vullnetarët e Saliut”, ata që besojnë se nuk kanë të drejt të mendojnë, por vetëm të dëgjojnë .

Sali Berisha ka imtuar punizmin dhe në gjuhën e linçimit publik, në retorikën kundër SHBA dhe Perëndimit, në gjuhën e urrejtjes në mediat sociale, dhe mbi të gjitha në vendimin për të mos e lëshuar kurrë pushtetin, dhe kur ka kundër gjithë botën.

31 vite më parë, ambasadori amerikan në Tianë Rayerson doli në tribunë për ti inkurajuar shqiptarët jashtë çdo etike diplomatike të shkëputeshin nga komunizmi, shumë ithtar të komunizmit e urryen dhe e mbajnë ende inat. 

31 vite më vonë ambasadorja amerikane Yuri Kim, u detyrua tu bënte thirrje demokratëve të mos imtonin Enver Hoxhën që dhe bar do të hante dhe nuk do ti dorëzohej SHBA dhe punistët e Berishës e urrejnë njësoj si vullnetarët e Enverit ambsadorin Rayerson.

Është e njëjta politikë amerikane, i njëjti mentalitet politik i SHBA që kërkon tu ofroj shqiptarëve më të mirën, por sot ambasadorja Yuri Kim është për “foltoren” e Sali Berishës, më e urryer se nusja e djalit të Enver Hoxhës që fuste Sali Berishën në shtëpinë e diktatorit.

Për 32 vite Partia Demokratike e shndërroi shpresën e shqiptarëve për ndryshim, në një film bardh e zi që shqiptarët e kishin parë një herë për 45 vite, me të vetmin ndryshim, që Partia e Punës ishte forcë e vetme në vend, ndërsa PD e Berishës një forcë që shqiptarët po e lënë vetëm. Për shkak të tij.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia komuniste: 22/03/2023 23:23

    Keq puna, komunistin Sali Berisha e ka dhi populli ja ka bere mutin ne koke.

    Përgjigju
  • Tami: 22/03/2023 22:50

    Super analize. Fat i keq i shqiptareve qe kane rene preh diktatoreve; E. Hoxhes ne fillim dhe S.Berishes ne vazhdim. Keshtu eshte e thene, te mbajne ne zverk keta lloj diktatore. Mos pafte nje dite te bardhe! Mallkimi vonon por nuk harron!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit