Mero Baze: A po shantazhon vërtet 'Kurum'-i, apo po bëhet gati të ikë?

Mero Baze: A po shantazhon vërtet 'Kurum'-i, apo po bëhet gati të ikë?

Anija Maersk

Paralelisht me lajmet rreth skandalit të mbetjeve të mundshme toksike eksportuar drejt Tajlandës, me origjinë nga kompania “Kurum”, kompania njoftoi se do të pushojë 500 punëtorë për shkak të remontit të furrnaltave.  

Deputeti Erion Braçe e konsideroi këtë si një shantazh të kompanisë nën hetim ndaj qeverisë, duke kërcënuar me shtimin e të papunëve, por në fakt mund të jetë dhe më shumë se kaq. 

Historia e skandalit të mbetjeve toksike, tani është spostuar nga debati publik, pasi opozita ka hall se preket Kurumi”, qeveria ka hall se preken institucione të saj në hallka të ndryshme të marrjes ë vendimeve, dhe të vetmit që bëjnë si “shejtan budallenj janë këto OJQ që nxjerrin një licencë të shoqërisë “Sokolaj” për transport mbetjesh si shenjë që qeveria është e përzier.  

Në fakt ai është i vetmi dokument që shpëton qeverinë, dhe duket sikur këta i paguan qeveria në këtë fushatë. Fakti që shoqëria “Sokolaj” ka licencë të transportojë mbetje toksike, por nuk ka kërkuar dhe nuk i ka dhënë askush ndonjë autorizim për transport të mbetjeve toksike, është fakti më i fortë që shpëton qeverinë. 

Formalisht qeveria e konsideron “mall”, atë që është transportuar në bazë të deklaratave të ekspertuesve, dhe jo mbetje. Për mbetjet duhet autorizim për çdo ngarkesë. Dhe së paku nga 2020 nuk ka asnjë autorizim. 

Por problemi që mund të lindë me “Kurum” nëse vërtetohet se ato nuk janë dhera por mbetje toksike, është se çfarë ka bërë kjo kompani këto 20 vite në Shqipëri me këto mbetjet e ngjashme? 

Dhe ky është problemi real që ka kjo kompani, por dhe shteti shqiptar. 

Hollësirat me letrat që nxjerrin sa për tu dukur sikur po hetojnë janë asgjë para faktit që këto furrnalta për 20 vite kanë prodhuar të njëjtin standard mbetjesh. Ku janë ato? 

Kjo pyetje mund të bëjë që “Kurum” të ngrejë plaçkat e të largohet para se t'i ndodhë ndonjë gjëmë më e madhe. Sepse ndryshe nga ne, ata e dinë çfarë kanë bërë. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion