Partia Demokratike çeli sot në Tiranë fushatën e saj elektorale me një ekip të përzgjedhur fytyrash të reja, të lirë në mendime dhe në aktin e rezistencës së tyre ndaj berishizmit në opozitë.
Disa prej fjalimeve të tyre, janë ndoshta më të mirat e ligjërimit politik të këtyre viteve, edhe për shkakun se nuk i ka redaktuar askush.
Fjala vjen mjekun Neli Demi e kisha dëgjuar si mjek të mire, por kurrë nuk më kishte shkuar mendja që ishte një njeri politik edhe më i mirë se politikanët që na nxjerrin sytë përditë në ekrane.
Vlera e Partisë Demokratike në këtë fushatë, ka të bëjë me faktin se ajo nuk i la qytetarët shqiptarë të opozitës pa një alternativë. Pati shumë përpjekje për t’i lënë pa alternativë dhe nga njerëz brenda PD zyrtare për shkak të komplekseve që kanë ndaj Berishës, por më në fund nuk ja dolën të triumfojnë, edhe pse bën boll dëm duke penguar kandidimin në shumicën e bashkive të Shqipërisë.
Ti rezistosh një dyshe mafioze në opozitë, të cilët dramën e izolimit të tyre ndërkombëtar, duan ta kthejnë në çështje kombëtare, duke rreshtuar Shqipërinë kundër Perëndimit, është një mision i rëndësishëm historik. Dhe Partia Demokratike ja doli sot t’u ofrojë shqiptarëve këtë shans. Atyre shqiptarëve qe nuk duan t’i nënshtrohen berishizmit.
E di që ka plot njerëz zemërthyer që brenda asaj partie nuk u arrit konsesus për kandidim në gjithë Shqipërinë, por ajo është taksa që duhet t’i paguajë ndarjes me berishizmin. Berishizmi është nëj ideologji sunduese që kërkon ose të të nënshtrojë, ose të te eliminojë. Ai nuk përballohet me hile, me truke, me marifete që këtu të mos kuptohemi sa të fortë jemi e këtu mos duket sa të dobët jemi. Berishizmi përballohet vetëm me luftë dhe me luftë të përditshme për çdo gjë, kudo dhe në çdo kohë.
Enkelejd Alibeaj u izolua nga një shumicë e heshtur e drejtuesve të asaj partie për të kandiduar në 61 bashki dhe kjo ishte një fitore e hidhur e berishizmit brenda PD.
Por sot ky problem ngjante i tejkaluar. Beteja për Tiranën si simbol për gjithë betejat ndaj berishizimit është institucioni më i rëndësishëm politik i kësaj fushate.
Po aq hipokrite ngjajnë dhe qëndrimet e disa partive të vogla opozitare që gjoja nuk hynë në aleancë me Berishën, por shkojnë derë më derë, qytet më qytet e katund më katund, për të mbështetur kandidatet e Berishës. Mediu, Shehi dhe Duka, të cilët janë dakord me kandidatët e Berishës, por nuk janë në aleancë me Berishën, janë thjeshtë ushqyesit e mbijetesës së berishizmit në këtë fushatë, edhe pse nuk kanë shumë fulqi. Por aq sa kanë e kanë për të mbijetuar Berisha.
Berisha nuk kandidon vet në këtë fushatë, por ka kandidatët e Foltores dhe gjithkush që i mbështet ata është duke mbështetur berishizmin. Çdo debat tjetër është muhabet kafeneje.
Kush bën sikur nuk është as me PD, as me Berishën, por me kandidatët e Berishës, është thjesht me Berishën. Por më i pacipë se ata që janë të sinqertë e shkojnë direkt tek Berisha.
As me Berishën as me PD, por me PS
Përgjigju