Mero Baze: Berisha nga ithtar i 'bashkimit', në ithtar të vulës

Mero Baze: Berisha nga ithtar i 'bashkimit', në ithtar të vulës

Sali Berisha

Sot kur PD po përballet me problemin ligjor të trashëgimisë juridike të partisë, Sali Berisha nuk i ka dhënë argumente askujt që e ka bërë PD më të madhe dhe e ka bashkuar.  

Sali Berisha nisi betejën kundër Lulzim Bashës në Shtator 2022, me premtimin e madh se do ta bënte PD më të madhe më të bashkuar më të fort. Në emër të këtij slogani, ai në të vërtet pas një viti e gjysmë e ka bërë PD më të vogël më të përçarë dhe më të dobët. E ka kuptuar dhe vet dhe e ka ndërruar me sloganin “Shqipëria në rrezik”. 

Të gjitha spekulimet se Berisha ka shumicën apo Basha ka pakicën burojnë nga përpjekja e Berishës për të imponuar gjykatës me dhunë dëshirën e tij për të rrëmbyer vulën e PD. Ky është dhe objektivi i vetëm i protestës së 11 Shkurtit. Tani është krijuar bindja që Berisha nuk ngjall dot shpresa afatgjata në opozitë.  

Nuk ngjall dot shpresa për një mandat qeverisës. Nuk ngjall dot shpresa qoftë dhe për një vit të suksesshëm opozitar dhe ka filluar të ngjall shpresa javore.  

Herë pas here një herë në tre muaj, lajmëron një miting “që do të jetë më i madhi në histori” dhe që “përmbys qeverinë”. Zakonisht i njofton dhjet ditë para. Ato dhjet ditë janë dhjet ditët e shpresës së opozitës. Pastaj ndodh protesta, shfryet entuziazmi dhe dy protestat e tjera më pas dështojnë pasi nuk i mblidhen as sa Këshilli Kombëtar. 

Kjo është hera e tertë që Berisha “ngjallë shpresë” në opozitë në periudhën kohore të një viti, me tre mitingje atë të Korrikut, atë të Dhjetorit, që përfundoi me 1 mijë vet dhe një grusht turinjve nga një i çmendur dhe ky i 11 shkurtit. 

Kaq është i gjithë kontributi opozitar i Sali Berishës qyshkur ka nisur procesin e përçarjes së PD. Tani nëse gjykata do shqyrtoj aktet ligjore natyrisht që PD i takon Lulzim Bashës. Por dhe nëse do shikoj kontributet opozitare, akoma më keq për Berishën. Kontributi i tij i vetëm për një vit e gjysmë është se ka përçarë PD e ka bërë më të dobët, më të përçarë dhe më të vogël. Madje me këtë që ka bërë dhe sikur ti takonte vula këtij dhe jo Lulit këtij nuk i duhej dhënë nëse do niseshin nga kontributi opozitar.  

Ndaj dhe protesta e 11 Shkurtit, është  një protestë që kërkon të tremb gjykatën e Tiranës dhe ti imponohet asaj me dhunë për ti marrë vulën e PD. Nuk e di ç’mund të bëj gjykata, por Berishës nuk i takon as me letra as me vepra. Në të dy rastet ai e ka shkatërruar PD. E ka bërë siç i duhet Edi Ramës.  

E të mendosh tani, që ky kur nisi betejën, ky gjoja donte  ta bashkonte PD, kurse në fund të betejës pasi e bëri copë copë Partinë Demokratike, do vetëm vulën. Atë për të cilën nisi realisht betejën.  

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?