Mero Baze: Beteja e 'berishëve' për të ndryshuar Amerikën!

Mero Baze: Beteja e 'berishëve' për të ndryshuar Amerikën!

Familjar Berisha

Sali Berisha e ka bërë një gjë të mirë në këtë strategjinë për betejën e madhe me SHBA. E ka nisur betejën për të ndryshuar Amerikën, me qëllim që të “rivendosë dinjitetin e tij të humbur” nga SHBA. Për këtë ai po shpalos përditë plane se si duhet të ndryshojë SHBA, si duhet të mundë Sorosin, si duhet të luftojë homoseksualët, si duhet të shpëtojë nga regjimi Biden-Blinken, etj. Dhe është vendosur vetë në ballë të kësaj lufte. Blinken-in e ka paditur në Paris, Biden-in, ia ka lënë ta shkatërrojë Çim Peka, shtypin amerikan ia ka lënë Shkëlzenit, Sorosin e ka demaskuar vetë, Marrëveshjen e Uashingtonit me Kosoven, ja ka lënë ta demaskojë Albin Kurti, e kështu me radhë.

E mira e kësaj strategjie është se Berisha nuk ka kohë të humbasë, pasi kjo luftë me mullinjtë e erës mund të zgjasë gjithë jetën e tij fizike sa të jetë gjallë, dhe në fund njerëzit të thonë: “luftoi i shkreti, por s’ia doli dot se vdiq nga mosha”.

Por ana komike e kësaj tragjedie të berishëve, është se duan të ndryshojnë një vend, në të cilin e kanë të ndaluar të shkojnë, si hajdutë dhe armiq të demokracisë. Dhe rruga që kanë zgjedhur është ajo e Enver Hoxhës me krijimin e grupeve marksiste- leniniste kudo në botë që të përçojnë idealet e tyre.

Por këtu nis i gjithë problemi. Enver Hoxha, së paku kishte nën kontroll Shqipërinë dhe pushtetin aty për t’u treguar i fortë me grupet ilegale në Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine.

Sali Berisha ende nuk po gjen dot një zyrtar të lartë të Partisë Demokratike t’i dalë në krah. Më e shumta që bëjnë pro tij, është që heshtin dhe shmangin deklaratat. Më tej akoma, nuk gjejnë dot asnjë gazetar përveç atyre që paguan djali i tij, që të shkruajnë broçkulla të tilla.

Dhe si për ta vulosur braktisjen e madhe, ai ka një problem që ndoshta ende nuk e kupton. Ai tani dhe nuk paguan dot nëpër botë, pasi financat e tij dhe çdo lidhje me financat e djalit, vajzës apo atij vetë, janë në mbikëqyrje ndërkombëtare, si person i ekspozuar nga korrupsioni politik. Ai mund të paguajë vetëm në cash ilegalisht. Dhe kjo do t’ia rrisë “koston e revolucionit” anti-amerikan.

Problemi i vetëm i gjithë këtij fundi tragjikomik të Sali Berishës, është se PD nuk ka kohë të presë fundin e revolucionit antiamerikan të Berishës, apo të ristrukturohet si parti anti-amerikane nën diktatin e tij. Ajo duhet të marrë vendime deri më javën e dytë të Shtatorit, kur shkojnë në parlament. Dhe të gjithë biem dakord që Berisha nuk e shkatërron dot SHBA deri më 11 Shtator të këtij viti, edhe pse ka qejf të bëjë si Bin Ladeni. Por PD mundet ta shkatërrojë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku: 06/08/2021 20:13

    Er Kalimero, kur do fillosh te rregullosh cilesine e artikujve qe shkruan mer jahu? Qer ke qe i qan halle Saliut mer burre? I mbyturi te mbyt thone. Pleqeria i ka ca pengesa dhe njera nga keto pengesa eshte qe plaku jo i mencur, nuk e kupton se i ka mbaruar koha. 31vjet ne kuvend, ende mendon Saliu qe eshte i rendesishem dhe i perfillshem? Mos i qaj hallin te mbyturit mre jahu. Qaji hallin atyre qe po mundohen ta mbajne ne jete. E kam fjalen per robin tend Edvin Ramen. Ta tregon lali nje gjeagjeze ty? Cfare i ndodh robit tend, Edvinit, nese hiken saliu brenda? Do jene shoke qelie thua? Jam duke shpresuar per nje artikull cilesor tendin. Mos shkruaj me artikuj me tendence genjeshtari, se genjeshtra i ka kembet e shkrurtra. Shkruaj nje artikull qe tregon karesllikun e sistemin te te fortit qe kemi dhe qe na eshte imponuar qe 80 vjet. E di se ku eshte thembra e “akilit” ne sistemin e te fortit? Ja ta them une. I forti qe te jete dhe te duket i forte, rrethohet me te forte. Por ndersa i forti ben si i forte, meqe eshte i rrethuar nga te fortet, te fortet e vertete behen me te forte. Keta te fortet tani, qe u bene me te forte se i forti, duhet t’i tregojne te fortit qe eshte ne krye (ne kete rast, robi yt Edvini) se kush eshte me te vertete i forti. Ketu, gjerat behen paksa te neveritshme, sepse i forti ia fut te fortit ne brymen mbrapa, ose edhe m’lule t’ballit qe te dali me i forte. Kjo eshte e suksesshme nese i forti ne krye nuk eshte aq i forte. Rrjedhimisht, kjo e percakton se kush eshte i forte. Kshu bejne edhe kafshet ne pyll. Lexoje nese nuk me beson. Nese i forti del me i forte se te fortet, atehere nuk eshte me i forte sepse nuk rrethohet me nga te fortet. Kapish? Sic e shikon, I forti ne fund, gjithmone del pjeshke. Thua do te ndodhe kjo me robin tend, Edvinin? Mezi c’po pres te lexoj artikullin tend cilesor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime