Mero Baze: Dy 'non grata', dy standarde

Mero Baze: Dy 'non grata', dy standarde

Sali Berisha

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të enjten më 3 nëntor  vendimin për konfiskimin e pjesës më të madhe të pasurive të zotëruara nga  Biznesmeni Ylli Ndroqi, njëherësh dhe pronar i dy kanaleve televizive, ju sekuestrua sot shumica e pasurive të tij, dhe kuotat e pjesshme në dy kanalet televizive, për shkak të asaj që Gjykata Speciale Antikorrupsion e konstatoi si mos justifikim pasurish. 

Gjykimi ndaj zotit Ndroqi nisi pasi ai u shpall person “a non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Departamenti i thesarit. Nuk pati ndonjë kallëzim të ri ndaj tij as ndonjë fakt të ri që të niste hetimi. Në fakt nuk dua të gjykoj hetimin e tij por standardin e dyfisht që SPAK ka përdorur për Familjen Ndroqi dhe për Familjen Berisha. Familja Berisha është shpallur“a non grata” madje me përkufizim nga Sekretari i Shtetit si familje e përfshirë në korrupsion madhor duke përdorur pushtetin politik, plus akuzave të tjera për minim të demokracisë dhe shantazh ndaj sistemit të drejtësisë. 

Për familjen Ndroqi nisën menjëherë hetimet , u bën verifikime dhe u arrit në një përfundim që ai ende e konteston. Për Familjen Berisha jo vetëm që nuk ka nisur asnjë hetim formal, por gjykatat tona kanë frikë të japin dhe vendime që lidhen me Berishën apo njerëzit afër saj. Madje dhe vendimin për Salianjin e shtyjnë nga frika e tij. Nuk po flas për gjyqin e vulës që u bë legjendë. 

Nuk dua të numëroj së paku dhjet çështje të rënda penale që lidhen drejtpërdrejt me Sali Berishën, që kanë të bëjnë me vrasje personash që nga Remzi Hoxha e deri tek 21 janari, por së paku të bëjnë ndaj familjes së tij atë që bënë ndaj familjes Ndroqi. Djali i Sali Berishës njësoj si Ylli Ndroqi drejton në hije një kanal televiziv me të ardhura atë padeklaruara kurrë. Njësoj si drejton në hije Partinë Demokratike të babait vet. Përse SPAK nuk nis një hetim formal kryesisht ndaj familjes Berisha, të verifikoj pasuritë e tyre, legale dhe të lidhura me ta, vilat nga Lalzi në Rolling Hills, apartamentet në Tiranë dhe gjithçka tjetër. Ndoshta i nxjerr dhe të pastër dhe na mbush mendjen që me rrogën e babait kryeministër dhe mamit si foto modele biznesmenësh, kanë mundur të bëjnë ca pasuri. 

Por përkundër kësaj Arben Kraja ka thënë publikisht se nuk mund të nisin hetime pa denoncime , kur është pyetur për Berishën. Po ja që për Ylli Ndroqin i ka nisur pa denoncime por kryesisht pasi u shpall person “a non grata” .Të dy janë të dizajnuar me të njëjtin standard nga SHBA, para opinionin publik. Berisha e ka më të rend akuzën familjarisht pasi e ka nga Sekretari i Shtetit, dhe përfshin korrupsioni madhor, minimin e demokracisë dhe shantazhimin e sistemit të drejtësisë. Por ja që drejtësia jonë, për dy “non garta” ka dy standarte. Tjetër standard për familjen Ndroqi, tjetër për familjen Berisha. Njërin e heton gjykon dhe ndëshkon, tjetrin e shikon e  dëgjon dhe pastaj e adhuron. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haruki: 03/11/2022 20:31

    Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme! Se llumi kriminal e mafios është në gjyqësor. Të pastrohen gjykatësit e "plepave " me kurs gjashtëmujor ! Shumë thjeshtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut