Sali Berisha rrezaton një bezdi dhe në fytyrë në takimet e tij të vakëta në Jug të Shqipërisë. Dhe nuk ka faj. Përveç distancës kulturore, e ka më të madhe bezdinë politike për mungesën e mbështetjes. Takimet e tij në Qarkun e Gjirokastrës e rrezatonin këtë fundjavë këtë bezdi. Nëse ti publikon takimin e Tepelenës, Memaliajt, Këlcyrës dhe Përmetit me foto, mendon se është i njëjti takim, pasi në dy rreshtat e parë janë të njëjtit njerëz që i shëtit në katër qytetet, dhe pastaj dhe 30 të tjerë që gjenden aty.
Por përtej mungesës së njerëzve, bezdia e Berishës kuptohet kur ai nuk ka çfarë të flasë. U ngatërron emrat kandidatëve, pastaj ngatërron zonat, fjala vjen Dishnicën e citon në Përmet si fshat i Përmetit, ndërkohë që është një nënkrahinë e Këlcyrës, dhe gafa të tjera për të cilat nuk duhet fajësuar shumë, se thjesht nuk i di.
Por ajo që më bëri përshtypje është se në të katër qytetet, Berisha foli për Hasin dhe për Shkodrën. Sulmoi aq shumë deputetin e Hasit në Këlcyrë dhe Përmet, sa dukej sikur ai ishte kandidat në Përmet. I numëroi thashethemet për ndërrim emri, për arrestime etj. Dhe nuk pushonte.
I vetmi shpjegim përveç moshës, është shpresa e humbur e Berishës për të zbritur poshtë lumit Mat me ndonjë bashki të fituar, dhe kudo që vete përpiqet së paku të bëjë fushatë për ato të veriut, duke shfrytëzuar rastin që media e japin live në transmetim.
Nuk i ka shkuar keq në mendje. Nuk është pak po i mori shumicën e bashkive të veriut. Por nuk e kuptoj pse duhet ta thellojë humbjen në jug duke u folur dhe aty për Hasin. Boll e ka Tritanin për të garantuar humbjen.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9349
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55