Pas padisë për shpifje të kryeministrit Edi Rama ndaj ish-homologut të tij në Kosovë, Ramush Haradinajt, në Shqipëri opozita jo parlamentare, kryesuar nga reagimi i Lulzim Bashës i dolën në mbrojtje Haradinajt duke sulmuar kryeministrin.
Por, gazetari dhe botuesi i TemA-s, Mero Baze me anë të një reagimi në Facebook, thekson se padia e Ramës maksimumi dënon me gjobë Haradinajn, ndërsa zyra e Argita Berishës, vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe Lulzim Bashës në UNMIK e çuan në Hagë bazuar mbi akuzat e Serbisë .
"Nuk di ku e ka bazën ky “irritimi” i PD, që Edi Rama ka paditur Haradinajn në një gjykatë në Prishtinë. Maksimumi mund të dënohet me gjobë dhe ai nuk është i varfër. Kur zyra e Argitës dhe Lulzim Bashës në UNMIK e çuan në Hagë më 2004 ishte serioze jo se do bënte burg, por se ishte bazuar mbi akuzat e Serbisë", shkruan Baze.
Komente












Haradinsj dru me pre
PërgjigjuHaradinaj nuk di te artikuloje nje fjali sakte,duket mjaft i ceket dhe pa llogjike.
PërgjigjuU KOMENTUA U KOMENGUA U KOMENTUA.
PërgjigjuMero Baze resspekt shkruan qart saktësisht e qetësisht. E sdo me ja dit për fundërrinat thua atë që është e vërtet. RESPEKT RESPEKT RESPEKT.
PërgjigjuRespekt!