Mero Baze: Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën 'lehtë' sa Saimir Tahiri, meqë u duket 'pazar'
Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha
Pas vendimit të një gjykate për një zyrtar të lartë si Saimir Tahiri, komentet për drejtësinë nuk vlejnë. Por vlejnë komentet për politikanët e gëzuar apo trembur nga ky vendim.
Ajo që bie ne sy është se gjithë “Foltorja”, e cila ka nisur një betejë afatgjatë kundër reformës në drejtësi dhe mbikëqyrjes amerikane për të, përpiqet ta godasë vendimin në dy mënyra të ndryshme.
Njëra mënyrë është ajo e Sali Berishës, i cili i trembur në palcë, thotë se ky dënim duhet të ishte dhjetë herë më i lartë, si për të treguar se ai nuk është në sërën e Saimir Tahirit, nëse dënohet.
Komentet e tjera vijnë nga pjesa tjetër e “Foltores”, që është LSI, të cilët e quajnë vendimin një orkestrim të Edi Ramës.
Për të mos u përfshirë në makthet e tyre rreth drejtësisë dhe për t’u plotësuar njëkohësisht të gjitha dëshirat që shprehin, me këtë rast kam një propozim për ta.
Meqë sipas tyre ky është një vendim i orkestruar nga Edi Rama, meqë si thotë Berisha është një vendim i bekuar nga ambasadorja Yuri Kim, meqë siç thotë Monika është një pazar i Edi Ramës me drejtësinë, po i lutem Edi Ramës, ambasadores Yuri Kim dhe gjithë atyre që pjesëtaret e “Foltores po i akuzojnë si ndikues të drejtësisë, të zbatojnë të njëjtat kritere për të ndëshkuar Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun, Shkëlzen Berishën etj.
Pra le ta quajmë se Saimir Tahirin e kanë dënuar pak, le ta quajmë se Edi Rama ka bërë pazar me drejtësinë, le ta quajmë që ambasadorja Yuri Kim e ka garantuar këtë pazar.
Le të lutemi që ta mbajnë me hatër dhe Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun etj. Le t’i dënojnë sa Saimir Tahirin. E di që është një padrejtësi e madhe ndaj Tahirit, por le ta mendojmë veten të pafuqishëm për një moment dhe ta nisim me këtë dënim.
Pastaj rrugës dalin vetë të tjerët. Kështu do jenë të gjithë të barabartë para këtij standarti. Dhe disa si Meta e Berisha “edhe më të barabartë”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
EKSKLUZIVE / Zef Brozi: Ju tregoj planet ogurzeza të Sali Berishës! Planifikoi aksident për mua, donte të më zhdukte në 1995! Falë SHBA-së sot jam gjallë
22 Janar, 11:08
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Mero Baze: Për të gjithë 'të bezdisurit' nga përkujtimi i 21 Janarit
21 Janar, 20:19
-
‘Vritini, vritini’, Ngjela: Berisha urdhëroi të qëllohet drejt protestuesve më 21 janar! Shfaqet me automatik në dorë, pamjet janë në Kaliforni
21 Janar, 20:01
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Zef Brozi: Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon, zvarritja e hetimeve mbron krimet e Sali Berishës
21 Janar, 15:31
Cfare thua zoti Mero! Ketu SPAKU nuk guxon tu permende emrat Metes,Monikes,Berishes,apo Zenkes e Gites,pa le me te hape dosje per ta! Pa le me qe ti denojne,qofte dhe sikur ti denojne me pune korrektuese per disa dite,vetem ti denojne!Pa qe ti denojne aq sa duhej te ishin denuar per korrupsion madhor,per tregeti cocaine (Mona e Likja,apo Zeni)per minim te demokracise,per vrasje njerezish dhe per te shpelare berrylat qe i kane deri ne rreze me gjak,nuk e besoj se do ndodhe me SPAKUN e sotem.Sa per ndikimin e Edi Rames apo te zonjes KIM ne vendimin per Tahirin keto jane insinuata e komente te binomit Like- Berisha nga njera ane dhe e anes tjeter te ekuacionit,bashkepunetorit numer nje te Berishes ne te gjitha krimet e pas vitit 2005,Tavarishit Hollandez 7x7=49.No comment!
PërgjigjuTahirit ti merret pasuria...dhe te mos kete te drejte vote per 25 vjet....
PërgjigjuHera e pare qe jam dakort 100%! Ashtu ti denojne me rregji si thone keta. Madje jo 3.4 vite por 2.3 vite boll te futen brenfs plehrat. Sipas ligjit anti mafia edhe konfiskim pasurie.
Përgjigju