Mero Baze: Më i keq si xhelat i demokracisë, se sa si përndjekës diktaturës

Mero Baze: Më i keq si xhelat i demokracisë, se sa si përndjekës diktaturës

Sali Berisha në shtëpinë e Enver Hoxhës

Dokumentari investigativ mbi rolin e Sali Berishës si sekretar partie në dëbim internimin e çiftit të mjekëve Margarita e Milto Kostaqi, është më i rëndë se sa duket, për Sali Berishën “demokrat”, se sa për Sali Berishën komunist.

Sali Berisha mund të gjejë plot justifikime pse i internoi dy kolegët e tij, me shpresë që t’i hapej rruga për mjek në Bllok, por ajo që ka ndodhur me dokumentarin dhe historinë e transmetimit të tij është dhe më e rëndë.

Siç shikohet në dokumentar, ai është përgatitur në vitin 2010-2011, me një këmbëngulje për të takuar çdo personazh të asaj mbledhje, çdo operativ Sigurimi që kishte njohuri për ngjarjen, dhe personazhe publike në dijeni të saj. Siç shikohet në dokumentar, vetëm tre vetë kanë guxuar të flasin para kamerës. Të tjerët janë rregjistruar në momente rrëfimi me kamerë të fshehtë.

Arsyeja ishte se ata ishin të frikësuar nga Sali Berisha.

Ata tregojnë ngjarjen në bisedë normale, por kur u thoshe që kjo na duhet për një dokumentar tmerroheshin dhe të tregonin se kush ishte Sali Berisha dhe çfarë mund t’u bënte atyre.

Në të vërtetë ishte koha kur Sali Berisha sapo kishte vrarë në Bulevard dhe terrori që ngjallte tek njerëzit që e kishin njohur si sekretar partie, ishte real.

Për gati dhjetë vite dokumentari bëhej gati për transmetim dhe sapo të intervistuarit e merrnin vesh, alarmoheshin dhe përgjëroheshin të mos jepej. Tani Margarita, Miltua dhe disa personazhe të frikësuar kanë ikur nga kjo botë, të tmerruar nga Sali Berisha. Aty ku janë nuk shikojnë më gjë.

Sot shikojmë vetëm fytyrën e ndyrë të një përndjekësi të diktaturës, me pengun që ata njerëz nuk i çliruam dot nga frika prej Sali Berishës.

Pra, historia e rëndë është se 20 vjet pas rënies së komunzimit, ata kishin ende frikë Sali Berishën si sekretar partie dhe si kryeministër.

Kjo është një akuzë shumë më e rëndë për Sali Berishën, se sa ajo që ka bërë me Margarita Kostaqin dhe Milto Kostaqin.

Imazhi i tij si një njeri hakmarrës dhe shkatërrues jetësh njerëzore, është portreti real i tij.

Ndaj kur SHBA e ka damkosur atë si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit gjyqësor, ka parasysh pikërisht pafuqinë e shoqërisë dhe institucioneve për të reaguar kundër tij. Ndaj tij nuk u arrit të hapet asnjë gjyq, edhe pse faktet janë sheshit dhe viktimat e tij ishin të tmerruar prej tij, derisa ishin gjallë.

Alarmi i doktoreshë Margaritës kur gazetari i “Fiks Fare” i thotë që mund të japësh intervistë për dokumentarin, është i dhimbshëm. Ajo përgjërohet se “ju nuk e njihni atë, ai të vret”.

Është pikërisht ky terror psikologjik mbi viktimat, që e bën Sali Berishën jo vetëm një përndjekës të diktaturës, por dhe një xhelat të demokracisë.  Fakti që ai ka imponuar terror mbi rrethin e njerëzve që e kanë njohur dhe i ka detyruar ata të heshtin dhe të shmangin denoncimet për të, është një fakt më i rëndë se sa internimi i çiftit Kostaqi.

Fakti që shumica e tyre janë rregjistruar me kamerë të fshehtë pasi nuk kanë guxuar të flasin përballë kamerës, tregon vërtet fytyrën e një xhelati në demokraci, më shumë se sa fytyrën e një përndjekësi të shpifur të diktaturës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leone: 08/12/2021 21:04

    Nje xhelat i demokracise,nje nazist i lindur dhe i pandreqshem deri sa te mbylle ndonje dite syte! Ky eshte varrmihesi i demokracise ne kete vend!Eshte e tmerreshme qe edhe sot,pasi kemi SPAK,kemi BKH etj etj dhe nuk guxojne te hapin nje proces gjyqesor per te dhe ti hidhen hekurat publikisht ketij katili! Por,deri kur? Mund te na thote Arben SPAK Kraja ?

    Përgjigju
    • Beni: 09/12/2021 00:29

      Dmth mbaruat pune me komunistet e byrose dhe familjet e tyre dhe tani e keni zene nga sekretaret e partive. Partia e Punes kishte nje regjister antaresie. O fillojeni nga mosha o nga rendesia. Cfare karagjizlleku. Tani po na del baraz ose me keq Sala se Enveri me gjithe byro.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çudit Sali Berisha, kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës

Çudit Sali Berisha, kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës